LAJMI I FUNDIT:

Vëllai i Mehmetajt: Serbia nuk ka asnjë fakt për akuzat ndaj Nezirit

Vëllai i Mehmetajt: Serbia nuk ka asnjë fakt për akuzat ndaj Nezirit

Valon Mehmetaj që është vëllai i Nezir Mehmetajt, të cilin organet gjyqësore në Serbi e dënuan me 6 vjet burgim për krime lufte, ka thënë se për dënimin e tij u njoftuan nga avokatët dhe Zyra Ndërlidhëse e Kosovës atje.

Mehmetaj tha se ky lajm për familjen nuk është mirëpritur, pasi siç tha “Për afro 5 vite rresht nuk ka pasur as edhe një fakt të vetëm që e ndërlidhë vëllanë me akuzën e bërë ndaj tij”.

Serbia dënon Nezir Mehmetajn me 6 vjet burgim
Lexo po ashtu Serbia dënon Nezir Mehmetajn me 6 vjet burgim

“Siç e keni kuptuar nga burime të ndryshme vëllai im po mbahet në burg të Serbisë prej 3 janarit të vitit 2020 dhe pas shumë e shumë seancave gjyqësore sot datë 6 dhjetor është dhënë dënimi nga organet e drejtësisë në Serbi dhe si rezultat Nezir Mehmetaj dënohet me 6 vite burg.


Ne këtë lajm e kemi pranuar menjëherë pas përfundimit të seancës nga avokatët dhe nga zyrtari i Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës dhe ky lajm për familjen është jo i mirëpritur pasi që për afro 5 vite rresht nuk ka pasur as edhe një fakt të vetëm që e ndërlidhë vëllanë me akuzën e bërë ndaj tij.

Është indikative që ky gjykim ka qenë i tej zgjatur, ka filluar në mars të vitit 2021 dhe ka përfunduar më 6 dhjetor 2024, pra më shumë se tri vite e gjysmë, por shpresojmë se drejtësia në shtetin e Serbisë do e sheh të arsyeshme ta lirojë për një afat sa më të shkurtër Nezirin duke llogaritur kohën e mbajtjes dhe procedurat tjera të vazhdojnë më tutje”, tha për RTKlive, Valon Mehmetaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Drejtësi
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Kalo në kategori