LAJMI I FUNDIT:

Vëllai i Agim Veliut emërohet u.d. i kryeshefit në ‘Ibër-Lepenc’

Vëllai i Agim Veliut emërohet u.d. i kryeshefit në ‘Ibër-Lepenc’

Vëllai i kryetarit të Podujevës, Sami Veliu, është emëruar javën e kaluar u.d. i kryeshefit në ndërmarrjen “Ibër-Lepenci” në mbledhjen e parë që Bordi i kësaj ndërmarrjeje ka mbajtur për këtë vit, shkruan sot Gazeta ‘Zëri’.

Emërimi i Veliut në këtë pozitë erdhi pas dorëheqjes së kryeshefit të deritanishëm, Januz Kabashit.

Gazeta “Zëri” përmes një hulumtimi para dy javësh shkroi se rrëzimi i Kabashit, i cili është i afërt me LDK-në, ishte i pritshëm sidomos pas dy emërimeve politike që u bënë para dy javësh në Bordin e kësaj ndërmarrjeje.


Bëhet fjalë për ish-kreun e OVL-ve të UCK-së, Muharrem Xhemajlin dhe Liridon Zogianin, të dy pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Për më tepër, në rastin e Xhemajlit emërimi i tij nga shoqëria civile u cilësua edhe si i paligjshëm, meqë i njëjti ka qenë kandidat i PDK-së në zgjedhje.

Me Ligjin për Ndërmarrjet Publike kjo përbën shkelje ligjore. “Ju informoj se Januz Kabashi për arsye personale me anë të një kërkese ka kërkuar nga Bordi i Drejtorëve lirim nga pozita aktuale si kryeshef ekzekutiv, kërkesë e cila është miratuar nga Bordi dhe më pas është emëruar Sami Veliu si u.d. i kryeshefit ekzekutiv në NH “Ibër-Lepenc”, ka thënë për gazetën Aida Sejdiu, shefe e Zyrës për Komunikim në “Ibër-Lepenc”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Ndërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”

Ndërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”

Ekonomi
Kalo në kategori