LAJMI I FUNDIT:

Veljanoski: Nuk kam dhënë urdhër të hapen dyert e Kuvendit

Veljanoski: Nuk kam dhënë urdhër të hapen dyert e Kuvendit

As që kam menduar dhe  as që kam thënë dikur t’i hap dyert e Kuvendit, u përgjigj Trajko Veljanoski në seancën e sotme në Gjykatë për ngjarjet e 27 prillit.

Veljanovki gjithashtu tha se ai është i pranishëm në cilësinë e dëshmitarit dhe se do ta flasë vetëm të vërtetën, ndërsa të akuzuarit mund të flasin edhe të pavërteta, përcjell Telegrafi Maqedoni.

I akuzuari Nikolla Mitrevski “Koljo” er pyeti Veljanoski nëse ka dhënë urdhër deputetëve të hapen dyer dhe siç tha ai, të bëhet kaos dhe a ka dhënë urdhër përmes aplikacionit “Viber”.


Veljanoski u përgjigj se këto janë të vërteta dhe se të gjitha dëshmitë janë dorëzuar në Prokurori.

Igor Jug e pyet Veljanoivskin: A janë politikanët pronarët ndërsa ne nëpër burgje jemi kukullat e juaja
Lexo po ashtu Igor Jug e pyet Veljanoivskin: A janë politikanët pronarët ndërsa ne nëpër burgje jemi kukullat e juaja

I akuzuari Nikolla Mitrevski “Koljo” gjithasty pyeti nëse protestat janë organizuar nga partia e Veljanoskit OBRM-PDUKM, por gjyqtarja Kacarska nuk e lejoji të përgjigjet dhe refuzoi pyetjen.

Ai vazhdo të pyesë Veljanoski nëse “i gjithë skenari i 27 prillit është paramenduar mirë për t’u shfrytëzuar populli”, ku Veljanovski ju përgjigj se ai si kryesues është brengosur vetëm që procesi të fillojë dhe të mbarojë seanca sipas Rregullores dhe zgjidhet kryetari i Kuvendit.

Në pyetjen deri te Veljanoskit, nëse ai pajtohet se ka pasur numër të vogël të policëve dhe nuk kanë ndërmarrë asgjë për të parandaluar turmës të hyjë para kabinetit të tij, Veljanoski u përgjigje se sigurimi i brendshëm dhe i jashtëm janë nën kompetencën e MPB-së dhe se ata vendosin për sigurimin.

Më parë, në gjykatë Jane Çento dhe Igor Jug i parashtruan pyetje ish-kryetarit të Kuvendit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori