LAJMI I FUNDIT:

Veliu: Albin Kurti është tinëzar, sot nis mbledhja e nënshkrimeve për rrëzim të Qeverisë

Veliu: Albin Kurti është tinëzar, sot nis mbledhja e nënshkrimeve për rrëzim të Qeverisë

Nënkryetari Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe tashmë ish-ministri Agim Veliu, ka deklaruar se shefi i qeverisë, Albin Kurti është një gënjeshtarë dhe person që merret me teori konspirative.

Në një deklaratë për Telegrafin, Veliu theksoi se është e dhimbshme që qytetarët e Kosovës ta kenë një kryeministër të tillë.

“Nuk e di a ka vend aty për ndonjë koment. Njeri në asi situata me pa kryeministrin e vendit është e dhimbshme, nuk e di çka presin qytetarët prej një kryeministri të tillë i cili merret me konspiracion dhe gënjen çdo fjalë që e flet, dhe çdo veprim që e bën e bën tinëzisht dhe me mashtrime.


Është e dhimbshme për qytetarët e Kosovës ta kenë një kryeministër të tillë”, deklaroi Veliu.

LDK del nga koalicioni me LVV-në, nis mocionin për rrëzimin e Qeverisë Kurti
Lexo po ashtu LDK del nga koalicioni me LVV-në, nis mocionin për rrëzimin e Qeverisë Kurti

I pyetur rreth mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë, ish-ministri Agim Veliu bëri të ditur se do të fillojë mbledhja e nënshkrimeve.

“Sot duhet me fillu mbledhja e nënshkrimeve për mocionin e mosbesimit”,ka thënë Veliu.

Kujtojmë  dje kryeministri Albin Kurti, e shkarkoi Agim Veliun nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, si pasojë e një deklarate të dhënë në media ku kishte thënë se po rritet numri i të prekurve me coronavirus në vend nga ora në orë dhe se është pro shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori