LAJMI I FUNDIT:

Veliera “fantazmë” del në bregun e Kavajës, gjenden armë dhe municion luftarak

Veliera “fantazmë” del në bregun e Kavajës, gjenden armë dhe municion luftarak

Një velierë pa asnjë person në bord ka ngecur në rërë disa metra larg bregut në territorin e fshatit Karpen.

Policia ka shkuar në vendngjarje pas dyshimeve se veliera po bënte lëvizje të çuditshme në det. Autoritetet kanë zbuluar në bordin e velierës 1 armë zjarri pistoletë tip “Walther”, 1 krehër pistolete, municion luftarak, 2 celularë, 1 laptop dhe dokumentet e mjetit lundrues.

Ndërkohë, sipas të dhënave të para të policisë, drejtuesi i velierës mund të ketë rënë në det, për shkak të dallgëve të larta të shkaktuara nga moti i keq.


“Shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë monitorimit të zonës bregdetare, kanë konstatuar një mjet lundrues veliere që bënte lëvizje të pakontrolluara, i cili më pas ka ngecur në rërë disa metra larg nga bregu, në territorin e fshatit Karpen.

Pas këqyrjes paraprake, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Spille kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në bordin e mjetit lundrues.

Gjatë kontrollit në veliere, janë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë tip “Walther”, 1 krehër pistolete, municion luftarak, 2 celularë, 1 laptop dhe dokumentet e mjetit lundrues.

Gjithashtu, në mjetin lundrues, është gjetur një pasaportë gjermane me gjeneralitetet F. R., 85 vjeç.

Nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me Guardia di Finanza-n paraprakisht rezulton se mjeti lundrues është nisur nga Bari, Itali, me drejtim Kroacinë, fillimisht me lundrim normal dhe më pas me lëvizje të çrregullta.

Grupi hetimor i ngritur për këtë rast po bashkëpunon me Interpol Tiranën, për verifikimin e të dhënave të pasaportës që është gjetur në mjetin lundrues, me qëllim sqarimin e rrethanave të këtij rasti dhe përcaktimin e vendndodhjes së poseduesit të pasaportës, i cili dyshohet të jetë drejtuesi i mjetit lundrues.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se drejtuesi i velieres mund të ketë rënë në det, për shkak të dallgëve të larta të shkaktuara nga moti i keq.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. (A2 Televizion)

Në trend Lajme

Më shumë
“Babë, kam mbet në mal dhe jam sëmurë”, fjalët e fundit e të riut që u gjet i vdekur në Malet e Pashtrikut

“Babë, kam mbet në mal dhe jam sëmurë”, fjalët e fundit e të riut që u gjet i vdekur në Malet e Pashtrikut

Lajme
Para falso me çmim të lirë, me 20 euro merr 1, 650 euro

Para falso me çmim të lirë, me 20 euro merr 1, 650 euro

Siguri
Metani, armiku i padukshëm që po dëmton shëndetin e mijëra qytetarëve në Kosovë

Metani, armiku i padukshëm që po dëmton shëndetin e mijëra qytetarëve në Kosovë

Lajme
Hasani i prerë: Me asnjë çmim nuk e votoj Qeverinë e Albin Kurtit

Hasani i prerë: Me asnjë çmim nuk e votoj Qeverinë e Albin Kurtit

Lajme
Luani kafshon në qafë një burrë në Fier, policia reagon pasi videoja u bë virale në Tiktok

Luani kafshon në qafë një burrë në Fier, policia reagon pasi videoja u bë virale në Tiktok

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patentë shoferëve ndërmjet Kosovës dhe Emirateve

Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patentë shoferëve ndërmjet Kosovës dhe Emirateve

Lajme
Kalo në kategori