LAJMI I FUNDIT:

Veliaj: Do të rindërtojmë banesat e dëmtuara

Veliaj: Do të rindërtojmë banesat e dëmtuara

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mblodhi sot pasdite shtabin e emergjencave për raportimin e situatës në terren pas tërmetit të së shtunës dhe masat e marra për përballimin e tij.

Veliaj deklaroi se sfida është kthimi në normalitet dhe siguroi qytetarët se Bashkia e Tiranës do të bëjë maksimumin.

“Kjo është sfida që kemi tani, kthimi në normalitet; tërmetin nuk e kemi në dorë, kthimin në normalitet, solidaritetin, rimëkëmbjen, pastrimin dhe rikuperimin e humbjeve, këto i kemi vetë në dorë dhe do bëjmë maksimumin”, u shpreh ai.


Veliaj u bëri thirrje qytetarëve që nëse kanë probleme të raportojnë menjëherë pranë njësive administrative.

“Duhet të jemi më të qartë, hapat janë: shkon te njësia administrative, aty listohesh, inventarizohet dëmi, plotësohet formulari, pastaj ju bëni lidhjen me ekipin tonë të vlerësimit. Ekipi i vlerësimit plotëson dokumentacionin dhe më pas i gjithë fondi, që kaloi dje, pjesëtohet sipas nevojave”, sqaroi Veliaj.

Ai tha se për të gjitha ato shtëpi që janë të dëmtuara do të bashkëpunohet edhe me kompanitë private për rindërtimin e tyre në një kohë sa më të shpejtë. Ndërsa shtoi se janë marrë të gjitha masat edhe për rifillimin e mësimit nesër nëpër shkolla. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori