Vedat Muriqi afër transferimit te Club Brugge

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi thuhet se është afër transferimit te Club Brugge nga Lazio.
Muriqi është njëri nga lojtarët më të përfolur në këtë afat kalimtar të verës, pasi pritet të largohet përfundimisht nga Olimpico.
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës shkëlqeu në gjysmën e dytë të sezonit te Mallorca dhe klubet e interesuara për të nuk mungojnë.
Mallorca ishte e interesuar ta bënte të përhershëm transferimin e tij, por shifra e kërkuar prej 12 milionë eurosh nga Lazio, zmbrapsi klubin spanjolle.
Megjithatë, ka disa klube tjera që janë të interesuara të afrohen me shumën e kërkuar nga Lazio dhe të paguajnë për transferimin e Muriqit.
Sipas gazetarit të njohur italian Gianluca di Marzio, Muriqi është afër transferimit te klubi belg, Club Brugge.
Transferimi i tij thuhet se do t’i kushtoj belgëve 10.5 milionë euro, ndërsa ylli i Kosovës do të fitojë dy milionë euro në sezon.





















































