LAJMI I FUNDIT:

Vdesin edhe dy pacientë në Klinikën e Pulmologjisë, njëri me COVID-19, për tjetrin pritet konfirmimi

Vdesin edhe dy pacientë në Klinikën e Pulmologjisë, njëri me COVID-19, për tjetrin pritet konfirmimi

Klinika e Pulmologjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se sot në orët e pasdites në këtë klinikë kanë vdekur dy pacientë.

Kështu thuhet në njoftimin për medie të bërë nga Ministria e Shëndetësisë.

“Pacienti i parë, Xh.R. (1946) nga komuna e Gjilanit, përveç sëmundjeve të tjera, ishte i diagnostikuar edhe me Covid-19. Pacienti i dytë që ka vdekur, I.B.(1949) nga komuna e Prishtinës, në Klinikën e Pulmologjisë është pranuar sot pasdite dhe i është marrë mostra për testim për Covid-19 dhe mbetet të konfirmohet nga laboratori nëse i njëjti kishte edhe Covid-19 apo jo, krahas dy sëmundjeve të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim.


Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se sot janë regjistruar edhe 47 raste të personave të infektuar me COVID-19, kurse 22 persona janë shëruar.

Me 47 rastet e sotme, numri i të infektuarve me coronavirus në Kosovë shkon në  2,216, kurse deri më sot janë shëruar gjithsej 1,069 persona. Ndërsa janë gjithsej 37 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kalo në kategori