LAJMI I FUNDIT:

Vdes vajza e aksidentuar në Podujevë

Vdes vajza e aksidentuar në Podujevë

Një vajzë ka ndërruar jetë të hënën, pas aksidentit i cili ka ndodhur më datë 31 dhjetor të vitit 2018 në fshatin Penuhë, Podujevë.

Sipas raportit të policisë, vajza si pasojë e aksidentit kishte qenë në tretman mjekësor në repartin e kujdesit intensiv në QKUK, ku edhe ka ndërruar jetë.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Telegrafi/