Viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë në Lipjan.
Policia e Kosovës ka raportuar se njësitë relevante policore dhe ekipi emergjent kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes rreth orës 17:50, ku është konstatuar vdekja e viktimës.
Pas mbërritjes së autoriteteve, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është tërhequr nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML) për procedurat e mëtejshme.
Policia po vazhdon hetimet për të zbuluar rrethanat e kësaj ngjarje tragjike. /Telegrafi/