Vdes në QKUK i lënduari nga aksidenti në Makovc

QKUK
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Makovc të Prishtinës, ku si pasojë ka humbur jetën një person
Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, ka konfirmuar se nga ky aksident janë dërguar katër të lënduar për trajtim, ndërsa njëri prej tyre, i cili ishte në gjendje të rëndë dhe jostabile, ka ndërruar jetë rreth orës 15:00.
“Katër i kemi pas të lënduar nga ai aksident, një në gjendje të rëndë dhe jostabile. Fatkeqësisht ka vdekur rreth orës 15”, tha Syla.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, e cila njoftoi se aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit, ku janë përfshirë dy vetura në lëvizje. Hetimet mbi shkaqet e aksidentit po vazhdojnë.
Nga
Telegrafi
16/09/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































