Drejtori i “Birra Peja”, Ernest Jusufi ka vdekur sot në moshën 45-vjeçare.
Ai ishte duke u trajtuar në Spitalin e Shkupit, si pasojë e infektimit me COVID-19.
Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga gazetari Adriatik Kelmendi, përmes një postimi në Facebook.
“Ernest Jusufi, një afarist shembull dhe një shok i mirë. Ngushëllime familjes dhe miqve të shumtë!”, ka shkruar Kelmendi.
Jusufi ishte i angazhuar në industrinë e ushqimit që nga viti 2005.
Ai ka shërbyer edhe si drejtor ekzekutiv i Devolli Distrubution.
I ndjeri varroset nesër në Pejë./Telegrafi/