LAJMI I FUNDIT:

Vdes babi i heroit Afrim Zhitia, liderët politik shprehin ngushëllime

Vdes babi i heroit Afrim Zhitia, liderët politik shprehin ngushëllime

Sot ka ndërruar jetë Osman Zhitia, babi i heroit Afrim Zhitia. Me këtë rast ngushëllime kanë shprehur liderët politik në Kosovë.

Presidenti Hashim Thaçin tha se vdekja e Osman Zhitisë e ka pikëlluar pa masë. Thaçi ka shkruar se ai ishte burrë i fortë, solidar dhe i respektuar nga të gjithë.

“Më pikëlloi pa masë vdekja e Osman Zhitisë, babait të Heroit të Kosovës, Afrim Zhitia. Osman Zhitia ishte frymëzues i një familjeje atdhetare të përkushtuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.Ai ishte një burrë i fortë, solidar dhe shumë i respektuar prej të gjithëve. Ngushëllime të sinqerta familjes Zhitia dhe gjithë të afërmve të tyre”, ka shkruar Thaçi.


Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Osman Zhitia tërë jetën ia kushtoi lirisë së vendit.

“Baci Osman nuk ishte vetëm babai i Heroit Afrim Zhitia. Ai ishte shembulli i burrit shqiptar që tërë jetën ia kushtoi lirisë së vendit, me të gjitha forcat, deri në frymën e fundit. Sapo mora lajmin pikëllues për ndarjen e tij nga jeta. Dhembjen po e ndajmë së bashku me familjen Zhitia dhe të gjithë ata që e kanë njohur. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, ka shkruar Haradinaj.

E kryetari i PDK-së, Kadri Veseli e ka quajtur lajm të dhimbshëm vdekjen e Osman Zhitisë.

Veseli ka thënë se babi i heroit Afrim Zhitia, ishte atdhetar i madh dhe burim frymëzimi në rrugëtimin tonë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Lajm i dhimbshëm vdekja e Osman Zhitisë. Babai i Heroit Afrim Zhitia, baca Osman, ishte atdhetar i madh dhe burim frymëzimi në rrugëtimin tonë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Jeta e tij ishte mes përkushtimit, qëndresës e krenarisë. Do të na mungojë të gjithëve. Ngushëllime familjes dhe gjithë kombit”, ka shkruar Veseli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Politikë
BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori