Një paciente e moshës 73 vjeçare nga qyteti i Pejës, e cila ishte e infektuar me COVID-19, ka ndërruar jetë sot në Klinikën Infektive.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi për media nga Ministria e Shëndetësisë.


E ndjera kishte pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese, ndërkaq ka qenë duke u trajtuar në Klinikën Infektive prej datës 25 mars.

Ndryshe, tani numri i të vdekurve të infektuar me COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 10.

Njoftimi i plotë:Klinika Infektive njofton se pacientja M.B. e lindur më 1947, nga komuna e Pejës, e cila ishte e hospitalizuar në Klinikën Infektive në Departamentin e Mjekimit Infektiv, e diagnostikuar me Covid-19 dhe e cila është trajtuar nga data 25 mars deri më 16 prill 2020, ka ndërruar sot jetë në këtë klinikë. E njëjta ka pasur edhe sëmundje shoqëruese. Kjo është vdekja e dhjetë e shënuar në Kosovë e pacientëve me Covid-19, krahas problemeve të tjera shëndetësore që kishin. /Telegrafi/