LAJMI I FUNDIT:

Dyshohet se vrau veten, serbi vuante nga një sëmundje e rëndë

Dyshohet se vrau veten, serbi vuante nga një sëmundje e rëndë
Foto: Ilustrim

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur të dielën në Zubin Potok.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës, thuhet se rasti ka ndodhur rreth orës 08:20, transmeton Telegrafi.

“Viktima mashkull K/Serb dyshohet se në shtëpinë e tij kishte bërë vetëvrasje me armë zjarri . Sipas informatave, viktima ka vuajtur nga një sëmundje e rëndë. Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitë relevante të policisë, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim./Telegrafi/