Vdekje e dyshimtë në Podujevë, trupi i pajetë dërgohet për obduksion

Një person është gjetur i alivanosur në fushë në Podujevë.
Sipas raportit të policisë thuhet se viktima ka ndërruar jetë.
“Një mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në fushë i alivanosur. Në vendin e ngjarjes ka dalur ekipi mjekësor, kanë marrë viktimën për ta dërguar në trajtim mjekësor. Mjeku kujdestar nga emergjenca ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
16/01/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































