Vdekja e mistershme e ‘Messit austriak’ – Historia e Matthias Sindelar, futbollistit që refuzoi të ishte pjesë e Gjermanisë së Adolf Hitlerit

‘Mozarti i futbollit’, Matthias Sindelar, kategorizohet si lojtari më i mirë austriak i të gjitha kohërave. Golat e tij, driblimet dhe shpejtësia, kishte bërë që mijëra tifozë të futbollit të çmenden pas tij, përfshirë edhe një person jo të afërt me futbollit, siç ishte diktatori brutal i Rajhut të Tretë, Adolf Hitler.
3 prill i vitit 1938, shkroi historinë e jetës së tij, pasi ‘Njeriu prej letrës’, nofkë që iu dha për aftësitë e tij që t’i kalonte rivalët në fushë, bëri që për të të shqetësohej edhe Hitleri.
Dy muaj para se të fillonte Kupa e Botës në Francë, çekut iu desh ta merrte një vendim të madh. Ai kishte lindur në Çeki, por erdhi në Vjenë në moshën 15 vjeçare dhe aty filloi të luajë futboll.

Si 15 vjeçar ai debutoi me klubin tani të njohur austriak Austria e Vjenës, ku fitoi shumë trofe.
Në vitin 1926, si 23 vjeçar ai fitoi një ftesë nga Kombëtarja e Austrisë. Ai u bë pjesë edhe e ekipit të famshëm kombëtar austriak që njihej si Wunderteam (Ekipi i ëndrrave).
Me Austrinë në vitin 1934, shkoi në gjysmëfinale ku humbën ndaj Italisë. Sindelar ishte i gjatë 1.75 dhe peshonte 63 kilogram. Luante sulmues qendre.

Për të kishte shkruar edhe poeti austriak, Friedrich Torberg, madje edhe një libër mbi vdekjen e tij.
Kjo pasi ai kishte shënuar hiq më pak se 600 gola gjatë gjithë karrierës së tij në Austri.
Pas humbjes nga Italia në vitin 1934, katër vite më vonë do të zhvillohej Kampionati Botëror në Francë. Por gjatë kësaj kohë Austria ishte nën regjimin e Gjermanisë.
Ardhja e gjermanëve kishte bërë që kampionati të shkrihej, ndërsa shumë lojtarë dhe klube hebreje, u larguan dhe u dëbuan nga Austria.
Shumë lojtarë të njohur të kombëtares austriake iu bashkuan asaj gjermane me synimin që të fitohej Kupa e Botës e vitit 1938.
3 prill i vitit 1938 që u përmend më herët është data historike, kur në stadiumin ‘Prater’ do të zhvillohej ndeshje e fundit e kombëtares austriake.

Sindelar ishte kapiteni i atij ekipi legjendar austriak. Ndeshja ishte e kurdisur që Gjermania ta fitonte edhe pse ishte ndeshje miqësore.
‘Mozarti i futbollit’ e dinte këtë gjë, por ai e sfidoi Hitlerin, i cili ishte në stadium. Gjermania pësoi me rezultat 2-0 në atë ndeshje, ndërsa Matthias Sindelar arriti të shënojë njërin nga golat.
Humbja nuk e shqetësoi Hitlerin, sa e shqetësoi festimi i çekut me shtetësi austriake, pasi festa e tij ishte refuzim i regjimit nazist.

Ajo ndeshje doli të ishte e fundit për lojtarin që me magjitë e tij mund të krahasohej me Messin e ditëve të sotme, pasi ai nuk pranoi të bashkohet si të tjerët me Kombëtaren Gjermane.
Gjermania u eliminua në Botërorin e vitit 1938 nga Zvicra, ndërsa ai e mbylli karrierën me Austrinë me 27 gola në 44 ndeshje.
Pasi ai nuk ishte hebre, nuk kishte masa ndaj tij, por ai kishte mbajtur kontakte me shumë hebre, gjë që i shqetësoi gjermanët. Kjo bëri që policia gjermane e njohur si Gestapo të vihej pas tij.

Me 23 janar të viti 1939 vjen lajmi i hidhur për të. Ai u gjend i vdekur në dhomë së bashku me të dashurën e tij, Camilla Castagnola.
“Vdekje nga konsumimi i dyoksidit të karbonit”, thuhej në autopsinë e Spitalit të Vjenës.
Mbi 40 mijë qytetarë e përcollën funeralin e tij, duke mos besuar asnjëherë në arsyen e vdekjes së tij.

Ai ishte lojtari më i mirë austriak i të gjitha kohërave, ndërsa lëvizjet e tij në kohën moderne i kanë bërë disa lojtarë, por Lionel Messi, shihet si më i përafërti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Si funksionojnë në të vërtetë bonuset sekrete të Ligës së Kampionëve

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës