Një këmbësor ka humbur jetën sot në Prishtinë, pasi është goditur nga një veturë e cila ishte duke lëvizur në rrugën "Agim Ramadani" në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për Telegrafin se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:40.


"Sot rreth orës 12:40 kemi pranuar informatën se në rrugën "Agim Ramadani" në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje", ka konfirmuar ajo.

Ahmeti tutje shtoi se aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësja automjetit është shoqëruar në stacion policor.

Ndryshe, në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 34 aksidente trafiku, ku 9 prej tyre ishin me persona të lënduar./Telegrafi/

426828317 1469656383613079 5049218275593446672 n

429105285 743053411129866 4762354955155460607 n

429131155 1336771637004124 8917688792741553524 n