LAJMI I FUNDIT:

Vazo nga paletat në tri nivele: Bëje vet ‘shtëpinë’ më të bukur për lule

Vazo nga paletat në tri nivele: Bëje vet ‘shtëpinë’ më të bukur për lule

Duke qenë se me siguri keni mbjellë të gjitha bimët, ju pret aksioni i punës dhe ne ju sjellim një ide se si të bëni një vazo me lule trekatëshe me paleta

Nëse ju pëlqejnë bimët dhe lulet, pranvera, vera dhe një pjesë e vjeshtës janë koha juaj, dhe tarraca apo oborri është pjesa juaj e preferuar e shtëpisë.

Ne kemi një aktivitet fantastik për ju.


Ekziston një tutorial shumë i njohur në TikTok se si të bëni një vazo lulesh në disa kate me paleta shumë të njohura prej druri, transmeton Telegrafi.

Për këtë projekt më të thjeshtë, ju duhet:

▪ një paletë – mund ta blini ose kërkoni nga shitësit e një dyqani në lagjen tuaj që t’ju njoftojnë nëse duan të hedhin një paletë të tillë, të cilën do ta mbani vertikalisht,
▪ letër smerile druri,
▪ bojë druri me bazë uji nëse dëshironi,
▪ stapler për dru,
▪ pëlhurë me fibra kokosi për mbrojtjen e bimëve,
▪ disa dërrasa druri,
▪ vazo metalike,
▪ litar,
▪ dhe,
▪ lule sipas dëshirës.

Si bëhet?

1. Paleta do të qëndrojë vertikalisht. Së pari, lëmoni paletën me letër smeriluese dhe më pas lyeni në ngjyrën e dëshiruar. Ngjyrosni dërrasat në të cilat më vonë do të shkruani emrat e bimëve.

2. Prisni pëlhurën e fibrave të kokosit për të mbushur gropat në të tri nivelet – aq sa keni në paletë, më pas kapeni anash në mënyrë që të krijoni shporta me lule.

3. Ngulitni gozhda në dërrasat në të cilat do të shkruani emrat e bimëve.

4. Mbillni erëza ose lule – zgjedhja është juaja, dhe anash mund të varni një vazo në të cilën do të mbani mjete kopshtarie.

diyherbgarden ♬ original sound – THE FLIPPED PIECE

/Telegrafi/