LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon rritja e çmimit të banesave në Shkup

Vazhdon rritja e çmimit të banesave në Shkup

Çmimet e banesave në Shkup në tremujorin e tretë të vitit shënojnë rritje prej 2,9 për qind në krahasim me tremujorin paraprak, ndërsa në nivel vjetor prej 11 për qind, publikoi sot Banka Popullore.

Në tremujorin e parë të vitit çmimet e banesave shënuan rritje prej 18,8 për qind në nivel vjetor, përkatësisht prej 1,3 për qind në nivel tremujor, ndërsa në tremujorin e dytë 1,6 për qind, përkatësisht 12,9 për qind.

Në tremujorin e parë të vitit të kaluar patundshmëritë u shtrenjtuan për 12,4 për qind në nivel vjetor, pas së cilës vijoi rritja, prej 16,6 për qind në trmujorin e dytë, prej 21,2 për qind në të tretin dhe prej 20, 6 për qind në tremujorin e katërt.


Kryetarja e Grupacionit për patundshmëri pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Liljana Kovaçeva vlerëson se te çmimet e patundshmërive në muajt e fundit shënohet stabilizim dhe nuk do të ketë ndryshime për një kohë të gjatë.

“Në fund të vitit të kaluar pas përfundimit të krizës së Kovidit në tregun e patundshmërive dukshëm është rritur kërkesa. Njëkohësisht, si rezultat i konfliktit ushtarak në Ukrainë dhe krizës energjetike dukshëm u rritën çmimet e materialeve ndërtimore, që solli në rritjen e çmimeve të ndërtimeve të reja, ndërsa kërkesa e rritur e tregut bëri që çmimet e rritura të tregut të pranohen. Megjithatë, sipas mendimit tim, shitësit i rritën çmimet më shumë se sa mund të pranojë tregu dhe për këtë pas tremujorit të parë pati një stagnim me një korrigjim të vogël të çmimeve në drejtim të uljes së tyre. Sipas mendimit tim, ajo që ka ndodhur në muajt e fundit është në fakt një stabilizim i çmimeve në një nivel të caktuar dhe ndërprerje e rritjes që ishte e dukshme më parë dhe mendoj se nuk do të ketë ndryshime të çmimeve për një periudhë të gjatë”, tha Kovaçeva.

Banka Popullore e përgatit indeksin e çmimeve të banesave për territorin e Shkupit, bazuar në të dhënat që kanë të bëjnë me shpalljet e shitjes të publikuara nga agjencitë të cilat merren me patundshmëritë.

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Lajme
Nëna e Besim Krrabajt: Polici që ma vrau djalin më tha, mirë ia kena bo

Nëna e Besim Krrabajt: Polici që ma vrau djalin më tha, mirë ia kena bo

Lajme
Batusha i Vetëvendosjes: LVV-ja ose vetë në qeveri ose në opozitë

Batusha i Vetëvendosjes: LVV-ja ose vetë në qeveri ose në opozitë

Politikë
Bedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet me marrë përgjegjësinë PDK-ja

Bedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet me marrë përgjegjësinë PDK-ja

Lajme
Çka thuhet në vendimin e Speciales për kërkesat e Thaçit ndaj vizitorëve për dëshmitarët e Hagës?

Çka thuhet në vendimin e Speciales për kërkesat e Thaçit ndaj vizitorëve për dëshmitarët e Hagës?

Drejtësi
Kalo në kategori