LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon mbledhja e dëshmive, Selmanaj: Në dhjetor dalim me konkluzione për turqit e dëbuar (Video)

Vazhdon mbledhja e dëshmive, Selmanaj: Në dhjetor dalim me konkluzione për turqit e dëbuar (Video)

Komisioni hetimor parlamentar për dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova për në Turqi, nuk do të dalë me konkluzione deri në muajin dhjetor.

Deputeti LDK-së, Driton Selmanaj, njëherit anëtar i komisionit hetimor parlamentar për rastin e dëbimit të 6 shtetasve turq nga Kosova në Turqi, thotë se në dhjetor do të dalin me konkluzione.

“Funksioni jonë do të jetë që gjatë muajit shtator, tetor, nëntor, deri në fillim të dhjetorit ta kemi edhe raportin përfundimtar, që ta kuptoj populli se çka ka ndodhur. Ta kuptojnë në radhë të parë edhe familjarët e tyre”, ka thënë Driton Selmanaj, anëtar i komisionit hetimor për dëbimin e shtetasve turq.


Sipas tij, deri më tani kanë mbajtur tre takime dhe se janë në fazën e mbledhjes së dokumentacioneve dhe dëshmive.

“Në shtator e kemi mendu që ta kemi një muaj të intervistimit të dëshmitarëve, që janë mbi 20 persona. Ata kanë funksione të ndryshme publike, përfshirë këtu nga Presidenti e poshtë, dhe më pas do të vazhdojmë në shqyrtimin e dokumenteve që na ofrohen, dhe në fund do ta përgatisim raportin”, tha deputeti i LDK-së, përcjell Telegrafi.

Ndërsa i pyetur se përse opinioni është i njoftuar vetëm rreth takimit të parë, ai arsyetoi duke thënë se ky është vendim administrativ, e jo i anëtarëve të komisionit.

“Më tepër si rezultat i neglizhencës së administratës së Kuvendit. Kemi folur me administratën dhe ata kanë thënë se është një gabim teknik. Unë kam kërkuar që çdo mbledhje të jetë e postuar në ueb faqen e Kuvendit”, përfundoi Selmanaj.

Më 29 mars të këtij viti, me kërkesë të autoriteteve turke, Policia e Kosovës ka arrestuar dhe dëbuar për në Turqi gjashtë qytetarë turq, pesë prej tyre punonjës në shkollën “Mehmet Akif”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori