Vazhdon kriza e Real Madridit, mposhtet edhe nga Celta Vigo

Real Madridi ka lëshuar pikë sërish në La Liga, kësaj radhe duke pësuar humbje nga Celta Vigo.
Celta ia doli që pas 19 viteve t’i arkëtojë pikët e plota midis “Santiago Bernabeut” me rezultat 0-2.
Real Madridi e nisi shumë më mirë duke krijuar dy raste përmes Jude Bellingham dhe Arda Guler, por të dy dështuan t’i finalizojnë.
“Los Blancos” ishin plotësisht dominues në këtë pjesë – ku rrezikuan edhe me Mbappe e Vinicius mirëpo larg konkretizimit.
Kur askush s’e priste, Celta krijoi një kundërsulm ku Williot Swedberg me një gol me thembër e la të shtangur Thibaut Courtois për ta zhbllokuar epërsinë (54’).
Situata për Realin veçse u përkeqësua me Fran Garcian që mori kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.
Pavarësisht që me një lojtar më pak, Reali rrezikoi sërish me Kylian Mbappen dhe Gonzalo Garcian mirëpo të dy goditjet larg tentimit.
Në fund, edhe Alvaro Carraeas u ndëshkua me karton të kuq si pasojë e dy kartonë të verdhë.
Me dy lojtarë më shumë, Celta krijoi një tjetër aksion me Swedberg që dribloi Courtois për ta vulosur fitoren (90+3’).
Reali kësisoj tani është katër pikë prapa Barcelonës, ndërsa Celta renditet në pozitën e 10-të me 19 sosh./Telegrafi


















































