LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon kampanja “Drejtësia dhe Biznesi”

Vazhdon kampanja “Drejtësia dhe Biznesi”

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri sot së bashku me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, marrin pjesë në tryezën e diskutimit në kuadër të kampanjës “Drejtësia dhe Biznesi”.

Takimi do të mbahet duke filluar nga ora 10:00 në ndërtesën e OEK-ut.

Kampanja “Drejtësia dhe biznesi’ organizohet nga Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës dhe Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë. /Telegrafi/