Telegrafi

Dëshmitari thotë se ishte ushtruar presion që LDK-ja ta pushojë aktivitetin e saj

Në Hagë po vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Sot po vazhdohet me procesin e paraqitjes së provave, përkatësisht dëgjimin e dëshmitarëve.

Dëshmitarja e parë e ZPS-së W4474 ka dhënë dëshminë e saj në seancë të mbyllur për publikun, sikurse edhe javën e kaluar.

Pas pyetjeve të parashtruar nga mbrojtja e Jakup Krasniqit, e njëjta ka përfunduar dëshminë e saj.

Tash ka filluar të dëgjohet dëshmitari tjetër i ZPS-së. Gjykatësi Charles Smith ka njoftuar se intervistimi i tij do të zgjasë pesë ditë.

Pas më shumë se dy vjet në paraburgim, gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka filluar më 3 prill me deklaratat hyrëse të palëve.

Ata po akuzohen nga Zyra e Prokurorit të Specializuar me akuza për krime kundër njerëzimit, si përndjekje, burgosje, akte çnjerëzore, torturë, zhdukje dhe vrasje, si dhe me 4 pika për krime lufte si arrestim, ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Sipas aktakuzës këto krime janë kryer në territore të ndryshme të Kosovës dhe Shqipërisë, si në Likoc, Jabllanicë, Llapushnik, Drenoc, Malishevë, Bajgorë, Majac, Zllash, Kleçkë, Kukës dhe Rahovec

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Telegrafi do t’iu mbajë të informuar rreth seancës së sotme gjyqësore në Hagë. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-17-2023 17:31:29" ["time"]=> string(16) "17/04/2023 17:31" ["update"]=> bool(false) } 17/04/2023 17:31

Dëshmitari thotë se ishte ushtruar presion që LDK ta pushojë aktivitetin e saj

Përderisa dëshmia e dëshmitarit të dytë vazhdoi shumicën e kohës në sesion privat, gjatë seancës publike, ky dëshmitar tha se kishte kryer punë për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) derisa kishte qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ndërsa, shtoi se nga Drejtoria Politike e UÇK-së në Malishevë, ishte ushtruar presion që LDK ta pushojë aktivitetin e saj.

“Po, sa kam qenë pjesëtar i UÇK-së kam kry punë të LDK-së, kam punu, kam vepru”, tha dëshmitari.

I pyetur nga prokurori James Pace se si kanë reaguar pjesëtarë të tjerë të UÇK-së të cilët ishin në dijeni për këtë, ai tha se i kishin kërkuar të tërhiqet, por që nuk ishte tërhequr.

“Kanë kërku m’u tërhek, mirëpo nuk jam tërhek ngase e kisha mbështetjen, e kisha edhe autoritetin”, tha ai.

Fillimisht, dëshmitari pranoi se kishte vazhduar të jetë pjesë e LDK-së edhe pas kyçjes së tij në UÇK.

Tutje, tha se kishte pasur ushtarë të cilët nuk i kanë njohur institucionet paralele, por që sipas tij, një pjesë e madhe ushtarëve dhe krerëve i kanë njohur ato.

Paraprakisht, dëshmitari tha se në prill të vitit 1998, marrëdhëniet në mes të LDK-së dhe UÇK-së nuk kishin qenë shumë të mira.

“Nuk ishin bash të mira, marrëdhëniet e LDK-së me njësitet në Malishevë, edhe pse ishte një pjesë e madhe të kyçur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, mirëpo nuk kanë qenë edhe bash raportet e si me thanë raporte të shëndosha, të mira”, tha i njëjti, duke shtuar se nga Drejtoria Politike e UÇK-së në Malishevë, ishte ushtruar presion që LDK ta pushojë aktivitetin e saj.

Ndryshe, me sesion privat ka vazhduar pjesa tjetër e seancës, e cila ka përfunduar për ditën e sotme dhe nesër pritet të vazhdohet me dëgjimin e të njëjtit dëshmitar.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-17-2023 16:57:29" ["time"]=> string(16) "17/04/2023 16:57" ["update"]=> bool(false) } 17/04/2023 16:57

Mbrojtjes i zgjatet afati deri më 24 prill të përgjigjet në mocionin e Prokurorisë

Trupi gjykues ka miratuar kërkesën e mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi, të mbështetur nga mbrojtja e Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, duke zgjatur afatin për përgjigje nga ana e mbrojtjes deri më 24 prill 2023, ndaj mocionit të Prokurorisë për pranimin e deklaratave të të akuzuarve.

Paraprakisht, në fillim të seancës së të hënës, mbrojtësi Thaçit, avokati Gregory Kehoe ia ka rikujtuar trupit gjykues kërkesën e dorëzuar në mëngjesin e kësaj dite.

Ndërkaq, gjykatësi  Charles Smith III kishte paralajmëruar se do të japë urdhër me gojë lidhur me këtë çështje gjatë ditës së sotme.

Mbrojtja, me anë të kësaj kërkese ka kërkuar shtyrjen e afatit, i cili ka qenë deri më 17 prill 2023, duke e cilësuar si kohë të pamjaftueshme për përgjigje.

Lidhur me këtë kërkesë, ZPS gjatë kësaj seance ka paraqitur kundërshtime, duke thënë se kjo është një kërkesë e bërë me vonesë.

Prokurori James Pace tha se megjithatë pasi që kanë parë kërkesën, nuk konstatojnë ndonjë gjë që mund të ishte ngritur më përpara, duke thënë se është një kërkesë që nuk është e nevojshme të pranohet.

“Trupi gjykues ka shqyrtuar kërkesën për një periudhë, që prej një periudhe të gjatë kohore, kështu që nuk është e nevojshme që të pranohet apo të miratohet kërkesa e mbrojtjes së z. Thaçi”, tha ai.

Gjykatësi Smith tha se mbrojtja e Thaçit këtë parashtresë është dashur ta bëjë në momentin kur e kanë kuptuar se nuk mund të japin përgjigje dhe jo në momentin e fundit.

Ndërkaq, gjykatësi Smith para se të vazhdohej me dëgjimin e dëshmitarit të dytë tha se personi i cili është përgjegjës për dëshmitarin duke bërë pyetje, ka të drejtë të bëjë edhe komente duke shtuar se “ne nuk duam persona të ndryshëm që jep komente”.

Ndryshe, para pushimit të drekës nga ana e mbrojtjes janë dorëzuar dy materiale të rishikuara me përkthime adekuate si prova materiale, të cilat nuk janë kundërshtuar nga ZPS dhe janë pranuar nga trupi gjykues.

Seanca është duke vazhduar në sesion privat.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-17-2023 16:00:15" ["time"]=> string(16) "17/04/2023 16:00" ["update"]=> bool(false) } 17/04/2023 16:00

Dëshmitari në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve flet për daljen e parë publike të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka filluar të dëgjohet dëshmitari i dytë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) i cili ka deklaruar se është anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Ai ka folur për daljen e parë publike të UÇK-së dhe paraqitjen e Mujë Krasniqit, Daut Haradinajt dhe Rexhep Selimit. Për këtë të fundit, ka thënë se kishte adresim më të rreptë dhe sipas tij kishte mesazh për LDK-në.

Pasi një pjesë e seancës është zhvilluar private, dëshmitari ka vazhduar të përgjigjet në pyetjet e prokurorit rreth UÇK-së.

“Në Republikën e Kosovës ka ekzistuar edhe më herët Ministria e Mbrojtjes, prej vitit 1991, Ushtria Çlirimtare e Kosovës si formacion ka dalë pak më vonë, në vitin 1998 dhe prej fillimit kam qenë pjesëtar i saj. U foke për UÇK-në, për veprimet, mirëpo pas vrasjes së komandantit legjendar Adem Jashari atëherë publikisht doli UCK dhe njerëzit u kyçën në të, iu bashkëngjiten dhe luftuan me të”, ka thënë ai.

Sipas dëshmitarit, për aksionet e UÇK-së mësohej nga komunikatat që publikoheshin në media.

“Kur bëheshin veprimet, dinim që u kry një aksion ndaj policisë apo forcave serbe nga UÇK, dilnin me komunikatat e tyre që e merrnin përgjegjësinë që këtë sulm e ka kryer UÇK, viti 1997 e tutje”, ka thënë ai.

Tutje, dëshmitari ka thënë se ka marrë pjesë në varrimin e mësuesit Halit Geci në Llaushë, në nëntor të vitit 1997, dhe ka shtuar se atë ditë është bërë edhe dalja publike e UÇK-së.

Prokuroi James Pace e ka pyetur rreth personave të cilët u ishin adresuar masës atë ditë.

Dëshmitari ka thënë se atë ditë kishin folur Mujë Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Daut Haradinaj.

Ai ka thënë se Mujë Krasniqi kishte bërë thirrje për mbështetjen e luftës së UÇK-së si dhe për lirinë e Kosovës.

“Edhe të tjerë kanë folur, njëri prej folësve që ishte me maskë ka qenë pak më i rreptë, që tash duhet të dëgjohet UÇK. Që tash duhet të luftohet për lirinë e Kosovës ngase vetëm me fjalë nuk arrihet lufta, pak a shumë kështu ishte fjalimi”, ka thënë dëshmitari.

Derisa është përgjigjur në pyetjet e prokurorit, dëshmitari ka thënë se fjalimi i Rexhep Selimit atë ditë u dedikohej edhe njerëzve të LDK-së.

Prokurori: Përmendët që si pjesë e fjalimit u përmendën njerëz të cilët ishin pacifistë dhe at nuk mund të vazhdonin më ashtu, si e kuptuat ju këtë gjë?

Dëshmitari: U kuptua ngase fjala ishte te Lidhja Demokratike e Kosovës, se liria nuk vjen vetëm me fjalë e me mjete paqësore por duhet të bëhet edhe lufta.

Prokuroi: Çfarë ju bëri të kuptoni që kjo kishte të bënte më LDK-në, a u përmend LDK konkretisht nga njëri prej folësve?

Dëshmitari: Ishte qëllimi aty.

Prokurori: A mund të na e shpjegosh si e kuptuat që ky ishte qëllimi, që i drejtohej LDK-së, megjithëse LDK nuk ishte përmendur shprehimisht?

Dëshmitari: U dike kush është në Prishtinë, kush punon në mënyrë paqësore.

Prokurori: Sa pjesë të Malishevës kontrollonte UÇK në qershor të vitit 1998?

Dëshmitari: Pothuajse komplet Malishevën.

Prokuroi: Ishte kështu edhe në korrik të 1998?

Dëshmitari: Në Malishevë ka qenë UÇK, kane ekzistuar disa njësite, kanë qenë të shtrirë në tërë fshatin e Malishevës.

Në fillim të dëshmisë së tij, dëshmitari i mbrojtur ka thënë se prej vitit 1990, LDK ka qenë prezentë në Malishevë dhe që prej asaj kohe është pjesë e saj.

Ai ka thënë se është bërë pjesë e LDK-së pasi kjo parti kishte program për pavarësinë e Kosovës nga Serbia.

Ai ka folur për rezultatet e LDK-së në zgjedhjet e vitit 1992 dhe sipas tij kjo parti ishte e njohur në atë kohë.

“Qëllimi kryesor i Lidhjes Demokratike ka qenë, e ka kundërshtuar sistemin e ish-Jugosllavisë dhe të Serbisë, ka filluar të punojë për jetësimin e shtetit të pavarur të Kosovës, deri në çlirimin e plotë. Ka punuar dhe vepruar për pavarësinë e Kosovës dhe lirinë e saj, të udhëhequr nga presidenti (Ibrahim) Rugova dhe institucionet e saj të asaj kohe”, ka thënë dëshmitari.

Dëgjimi i dëshmitarit të dytë të ZPS-së do të vazhdoje pas pauzës ndërsa tërë dëshmia pritet të zgjasë rreth pesë ditë.

Për intervistimin e këtij dëshmitari, prokuroria ka kërkuar shtatë orë ndërsa mbrojtja e të akuzuarve  ka kërkuar 12 orë.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-17-2023 13:40:11" ["time"]=> string(16) "17/04/2023 13:40" ["update"]=> bool(false) } 17/04/2023 13:40

Pauzë në seancën gjyqësore në Hagë

Intervistimi i dëshmitarit të dytë në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ka vazhduar shumicën e kohës në seancë të mbyllur e herë pas herë në seancë të hapur.

Gjykatësi Charles Smith ka njoftuar se do të shkojnë në pauzë të drekës, e pastaj do të vazhdojnë sërish me deklaratat e dëshmitarit W02652.

Gjatë dëshmisë së tij, dëshmitari bëri të ditur se ka qenë dhe vazhdon të jetë anëtar i LDK-së. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-17-2023 13:04:16" ["time"]=> string(16) "17/04/2023 13:04" ["update"]=> bool(false) } 17/04/2023 13:04

Dëshmitari i dytë në rastin Thaçi dhe të tjerët thotë se është anëtar i LDK-së

Dëshmitari i dytë në rastin e Thaçit dhe të tjerëve, W02652 ka thënë se ka qenë dhe vazhdon të jetë anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Dëshmia e tij po përcjellët kohë pas kohe me seanca të mbyllura dhe përmbajtje të redaktuara.

I pyetur nga ZPS-ja para kalimit në seancë private, dëshmitari tha se është bërë anëtar në LDK pasi që e njëjta sipas tij kishte pasur një program për shtet dhe për pavarësinë e Kosovës, dhe ka qenë një kundërshtare e sistemit të ish-Jugosllavisë.

“Anëtar i LDK-së jam bërë sepse LDK ka pas një program për shtet dhe për pavarësinë e Kosovës nga Serbia”, deklaroi dëshmitari.

Dëshmitari ka thënë se LDK është udhëhequr nga ish-presidenti Ibrahim Rugova. Ai është pyetur nga ZPS-ja se a ka ekzistuar LDK në Malishevë në vitin 1990.

“Po pas formimit në Prishtinë diku në janar të vitit 1990 është formuar LDK-ja në Malishevë. Në kuvendin e parë është zgjedhur kryetar i LDK-së, Isni Kilaj”, tha dëshmitari W02652.

Ai ka shtuar se në vitet e 90-ta LDK kishte qenë një parti e njohur dhe ka folur për rezultatin e LDK-së në zgjedhjet e vitit 1992.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-17-2023 12:10:57" ["time"]=> string(16) "17/04/2023 12:10" ["update"]=> bool(false) } 17/04/2023 12:10

Nis dëshminë dëshmitari i dytë – gjykatësi thotë se intervistimi i tij do të zgjasë pesë ditë

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është duke vazhduar në Hagë. Pas përfundimit të dëshmisë nga dëshmitarja e parë e ZPS-së, ka nisur dëshminë dëshmitari i dytë Ë02652.

Dëshmitari fillimisht bëri betimin solemn.

Gjykatësi Charles Smith tha se intervistimi i dëshmitarit do të zgjasë pesë ditë.

“Fillimisht prokuroria do t’iu bëjë pyetje së pari e pastaj mbrojtja e viktimave dhe në fund mbrojtja e të akuzuarve. Prokuroria ka vlerësuar se i nevojiten 7 orë për të marrë në pyetje, mbrojtja e viktimave ka kërkuar vetëm 15 minuat, ndërkaq mbrojtja e të akuzuarave ka deklaruar se i duhen 12 orë për tu marrë në pyetje”, tha Smith.

Pas kësaj është kaluar në seancë të mbyllur për publikun. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-17-2023 11:23:00" ["time"]=> string(16) "17/04/2023 11:23" ["update"]=> bool(false) } 17/04/2023 11:23

Përfundon dëshminë dëshmitarja e parë e ZPS-së, sot do të dëgjohet edhe dëshmitari tjetër

Ka përfunduar dëshminë e saj, dëshmitarja W04474 në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Gjykatësi Charles Smith e falënderoj për dëshminë e saj në këtë proces gjyqësor. E njëjta pastaj u largua nga salla.

Smith tha se pas kësaj do të kemi dëshminë e dëshmitarit 2652.

Avokati i Veselit, Ben Emerson kërkoi nga gjykatësi Smith që të kalohet në seancë të mbyllur para se të sillet dëshmitari.

“Para se të sillet dëshmitari në seancë duam të ngremë një çështje në seancë private lidhur me këtë dëshmitarë”, tha Emerson. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-17-2023 10:29:19" ["time"]=> string(16) "17/04/2023 10:29" ["update"]=> bool(false) } 17/04/2023 10:29

Trupi gjykues miraton mocionin e mbrojtjes së Selimit – urdhërohet ZPS-ja të mos bëjë pyetje për disa prova që ka paraqitur dëshmitari

Gjykatësi Charles Smith ka nisur seancën me një urdhër me gojë lidhur me mocionin që ka parashtruar mbrojtja e Rexhep Selimit.

Smith bëri të ditur se turpi gjykues miraton mocionin e parashtruar nga mbrojtja e Selimit.

“Mbrojtja e Selimit kërkon që të përjashtohet dëshmia e dëshmitarit Ë02652  për provat që janë jashtë kuadrit kohor të ngjarjeve që paraqiten në aktakuzë. Mbrojtja e Selimit mendon se incidenti nuk është përkatës dhe shton se turpi gjykues nuk duhet të pranoj si prova me qëllim që fillimisht të vlerësohet rëndësia që ka në një fazë të mëvonshme si praktika pasi kjo praktikë është konsumuese dhe çorientuese”, ka thënë Smith.

Gjykatësi theksoi se nuk ka asnjë tregues që i akuzuari është i përfshirë në incidentin e dytë dhe as nuk ka informacion të verifikueshëm që UÇK ka qenë e përfshirë në këto incidente

“Pranueshmëria e këtyre provave mund të shkaktoj cenim të padrejtë të të akuzuarave. Trupi gjykues miraton mocionin e mbrojtjes së Selimit, nuk lejohet ZPS-ja të bëjë pyetje për incidentet e përshkruara në paragrafin 3,16,23 të materialit. Duhen redaktuar referencat për këto sulme nga dëshmia e dëshmitarit”, tha Smith. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-17-2023 10:16:55" ["time"]=> string(16) "17/04/2023 10:16" ["update"]=> bool(false) } 17/04/2023 10:16

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së vazhdon me seancë të mbyllur

Është duke vazhduar gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

Vazhdimi i seancës ka nisur me pyetjet nga mbrojtja e Jakup Krasniqit, teksa seanca ka kaluar në private.

Gjatë javës së kaluar për tri ditë radhazi, ka folur dëshmitarja e parë dhe seancat kanë qenë të mbyllura për publikun.

Pas më shumë se dy vjet në paraburgim, gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka filluar më 3 prill me deklaratat hyrëse të palëve. /Telegrafi/