LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon debati për rebelancimin e buxhetit të Maqedonisë

Vazhdon debati për rebelancimin e buxhetit të Maqedonisë

Debati për rishikimin e Buxhetit për vitin 2019 vazhdon edhe sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Debati kuvendar filloi të enjten kur Ministrja e re e Financave, Nina Angelovska shpjegoi rebalancën e buxhetit para deputetëve. Ajo tha se siguron mbështetje për paga më të larta për punonjësit e sektorit privat dhe administratës publike dhe më shumë fonde për të mbështetur masat aktive të punësimit.

Angellovska tha se për më pak se tre muaj qytetarëve do t’ju kthehen paratë nga projekti “TVSH-ja Ime” që ka filluar të realizohet nga qeveria aktuale.


Sipas asaj trendet ekonomike janë të mira, ndërsa për këtë vit është parashikuar rritje prej 3.2 përqind, por vitet e ardhshme pritet që të intensifikohet dhe të rritet deri më 4.2 përqind./Telegrafi/