LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon debati për buxhetin për vitin 2020, deri të premten duhet të miratohet

Vazhdon debati për buxhetin për vitin 2020, deri të premten duhet të miratohet

Kuvendi e filloi debatin rreth Propozim-buxhetit të plotësuar për vitin 2020. Propozimi i plotësuar i përmban 12 amendamentet e pranuara gjatë debatit në Komisionin për financim dhe buxhet. Në fokus të Buxhetit në vitin 2020 janë investimet në kapitalin njerëzor. Para deputetëve Buxhetin e elaboroi ministrja e Financave, Nina Angellovska.

Për shumicën, Buxheti për vitin e ardhshëm është zhvillimor, me mjete të orientuara drejt projekteve nga programi dhe interesat e qytetarëve. Për opozitën, ai është social, populist dhe parazgjedhor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të ardhurat në Propozim-buxhetin për vitin 2020 janë projektuar në 222 miliardë e 300 milionë denarë (3 miliardë e 615 milionë euro), që paraqet rritje prej 5,6 për qind krahasuar me këtë vit. Tek shpenzimet në Buxhet është planifikuar rritje prej pesë për qind në krahasim me vitin e kaluar, me çka shpenzimet e përgjithshme paraqesin 239 miliardë e 700 milionë denarë, përkatësisht tre miliardë e 898 milionë euro.


Deficiti buxhetor për vitin 2020 është parashikuar në nivel prej 2,3 për qind të BPV-së, që është më i ulët se niveli në vitin 2019 kur paraqiste 2,5 për qind, në pajtim me Strategjinë fiskale 2020-2022, si dhe rekomandimet e organizatave
ndërkombëtare.

Deficiti është pakësuar dhe në nivel absolut për 160 milionë denarë, dhe paraqet 17 miliardë e 385 milionë denarë.

Ministrja e Financave, Nina Angellovska theksoi se në fokus të Buxhetit për vitin e ardhshëm është kapitali njerëzor, përkatësisht sistemi më i mirë shëndetësor, arsimor dhe social dhe mbështetje e fuqishme për rritje të sektorit real.

Në debat, Liljana Kuzmanovska nga VMRO-DPMNE e vlerësoi si social, populist, parazgjedhor dhe i cili nuk është Buxhet i orientuar drejt kapitalit njerëzor.

Debati rreth buxhetit në pajtim me Rregulloren e Kuvendit duhet të zgjasë më së shumti pesë ditë pune./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori