LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon debati në Kuvendin e RMV-së për propozimin francez

Vazhdon debati në Kuvendin e RMV-së për propozimin francez

Në Kuvend e Maqedonisë së Veriut sot vazhdon debati për propozimin francez.

Debati ka filluar dje pas informimit për përmbajtjen e propozim Kornizës-negociuese për fillimin e negociatave për anëtarësim të vendit me Bashkimin Evropian, me fjalimin e kryeministrit Dimitar Kovaçevski, i cili tha se ky propozim evropian për zhbllokim procesi ynë i integrimit evropian dhe për fillimin e negociatave të vendit me BE-në pasqyron realisht qëndrimet tona të përcaktuara.

Më herët, në një fjalim para deputetëve, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, theksoi se me pranimin e propozimit, vendi do të bëjë një hap tjetër drejt BE-së dhe se tani është momenti për të ecur përpara “drejt së ardhmes sonë të përbashkët në BE me Maqedoninë e Veriut si anëtare e plotë”.


Në debatin në Kuvend pas fjalimit të kryeministrit Dimitar Kovaçevski, gjatë të cilit deputetët e OBRM-PDUKM-së bënë zhurmë me bori dhe bilbila që të mos dëgjohej fjalimi i tij dhe mbanin pankarta “tradhtarë të popullit”, “gjuhë dhe identitet”, “populli thotë jo, ndërgjegjësohu”, deputetët e opozitës thanë se nuk do të lejojnë “të hapet dhe ndryshohet Kushtetuta” dhe akuzuan se propozimi i ofruar cenon gjuhën, identitetin dhe historinë dhe se bëhet “bullgarizimi”.

Deputetët e koalicionit qeverisës iu përgjigjën se “të gjitha gënjeshtrat dhe manipulimet” e OBRM-PDUKM-së kanë rënë në ujë dhe partia duhet t’u kërkojë falje qytetarëve për përhapjen e “gënjeshtrave dhe mjegullnajave”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori