LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon bashkëpunimi në sferën e arsimit në mes të Shqipërisë dhe Maqedonisë

Vazhdon bashkëpunimi në sferën e arsimit në mes të Shqipërisë dhe Maqedonisë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pishtar Lutfiu, sot qëndroi për vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë ku u takua me ministren e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas njoftimit nga MASH, të dy ministrat biseduan për bashkëpunimin në sferën e arsimit në mes dy vendeve në bazë të Marrëveshjeve të firmosura bilaterale, dhe njëkohësisht konstatuan se bashkëpunimi ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë, do të vazhdojë edhe në të ardhmen me intensifikimin e të gjitha aktiviteteve të cilat dalin nga ky dokument.

Lutfiu dhe Nikolla u zotuan për vazhdimin e zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara në Vlorë dhe Manastir në vitin 2015 në mes të dy shteteve, që përfshin bashkëpunimin në fusha të ndryshme, si në realizimin e projekteve të përbashkëta, bashkëpunimin universitar, shkëmbimin e studentëve, për zgjerimin e bashkëpunimit në të gjitha sferat e arsimit, si dhe për bashkëpunimin shkencor dhe teknologjik ndërmjet institucioneve shkencoro – hulumtuese dhe subjekteve tjera të bashkëpunimit./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Lajme
Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Drejtësi
Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori