LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë tensionet, forcat amerikane bllokuan përsëri patrullimet ushtarake ruse në veri-lindje të Sirisë

Vazhdojnë tensionet, forcat amerikane bllokuan përsëri patrullimet ushtarake ruse në veri-lindje të Sirisë

Forcat amerikane në veri-lindje të Sirisë, përsëri bllokuan kolonën ushtarake ruse për të hyrë në zonat e kontrolluara nga kurdët në afërsi të qytetit Tel-Tamr, në fshatin verior të Al-Hasakah.

Sipas njoftimeve të shtypit, personeli ushtarak amerikan përsëri ka bllokuar konvojet ushtarake ruse duke u përpjekur të kenë hyrje në fushat kryesore të naftës në provincën Al-Hasakah, dhe forcat ruse atëherë si duket u kthyen prapa dhe u kthyen në bazën e tyre, transmeton Telegrafi.

Disa automjete të blinduara që transportonin ushtarë amerikanë ndaluan automjetet ushtarake ruse në perëndim të provincës Al-Hasakah ndërsa ata po përpiqeshin të arrinin në autostradën M4 për të arritur në fushat kryesore të naftës në krahinë.


Tensionet midis forcave ushtarake amerikane dhe ruse në verilindje të Sirisë janë përshkallëzuar pasi të dy palët përpiqen të fitojnë kontrollin mbi fushat kryesore të naftës në rajon.

Sipas Al-Masdar, forcat amerikane dhe ruse kanë bllokuar në mënyrë të përsëritur njëra-tjetrën duke përdorur rrugët nën kontrollin e tyre në Sirinë verilindore, duke krijuar një situatë të ngjashme me luftën e ftohtë në Guvernatorin e Al-Hasakah.

Edhe pse presidenti amerikan Donald Trump deklaroi një fitore vendimtare ndaj grupit të terrorit Daesh dhe nisi procesin e tërheqjes së ushtarëve amerikanë në dhjetor 2018 – duke thënë se mposhtja e Daesh ishte arsyeja e vetme për praninë amerikane në vend – administrata Trump e rregulloi atë mision vitin e kaluar duke caktuar njëqind trupa amerikane për të mbetur për të ruajtur fushat e naftës nga grupi i terrorit, i cili përdori karburantin Sirian si një burim kryesor të ardhurash gjatë rritjes së tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

Serbia
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Bosnja
Stafi i USAID-it merr një email tjetër - urdhërohet të djegë dokumentet konfidenciale

Stafi i USAID-it merr një email tjetër - urdhërohet të djegë dokumentet konfidenciale

Amerika
Kalo në kategori