LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë të jenë jashtë funksionit web faqet e ambasadave të Kosovës – MPJD nuk deklarohet për problemin

Vazhdojnë të jenë jashtë funksionit web faqet e ambasadave të Kosovës – MPJD nuk deklarohet për problemin

Tash e disa ditë web-faqet e të gjitha Ambasadave dhe Konsullatave të Republikës së Kosovës janë jashtë funksionit. Kësisoj, qytetarët që jetojnë jashtë Kosove nuk janë duke mundur të marrin asnjë nga shërbimet që ofrohen në këto misione diplomatike.

Për këtë problem që është shfaqur në web faqet e ambasadave dhe Konsullatave të Kosovës, nuk ka pasur asnjë njoftim nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Telegrafi, ka dërguar pyetje në Ministrinë e Punëve të Jashtme lidhur me këtë çështje, por që deri këto momente nuk ka pranuar asnjë përgjigje.


Po ashtu për shkak të sistemit është raportuar për pritje të gjata para ambasadave.

Për këtë ka reaguar eksperti i sigurisë kibernetike, Bajram Zeqiri.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se llogaria ku janë ‘hostuar’ uebfaqet e ambasadave janë suspenduar.

“Për atë arsye edhe mesazhi me HTTP Error 400 del që kërkesa jonë nga browseri nuk arrin në destinacion”.

“Jo vetëm domain ambasada-ks[.]net është në të njëjtën hapësirë, por edhe disa domain të tjerë si: konsullata-ks[.]net, embassy-ks[.]net, consulate-ks[.net”, ka sqaruar Zeqiri.

Ndryshe, qytetarët në misione diplomatike kanë mundur të marrin shërbime të ndryshme duke përfshirë këtu aplikimin për dokumentet personale ( Letërnjoftim dhe Pasaportë), verifikimin e patentë shoferëve, aplikimi për humbjen apo fitimin e shtetësisë së Kosovës, e shërbime tjera më rëndësi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka preferohet të hamë për iftar, e çka për syfyr? Shpjegon nutricistja Urata Rexhepi

Çka preferohet të hamë për iftar, e çka për syfyr? Shpjegon nutricistja Urata Rexhepi

Shëndetësi
“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

Lajme
Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Lajme
“Depozitat e mia financiare si Kryepeshkop i përkasin Kishës së Shqipërisë”, hapet testamenti i Anastas Janullatos

“Depozitat e mia financiare si Kryepeshkop i përkasin Kishës së Shqipërisë”, hapet testamenti i Anastas Janullatos

Lajme
Supremja ia kthen Apelit në rigjykim rastin e vrasjes në “City Club”, ku Granit Elshani u dënua me 24 vite burgim

Supremja ia kthen Apelit në rigjykim rastin e vrasjes në “City Club”, ku Granit Elshani u dënua me 24 vite burgim

Drejtësi
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
Kalo në kategori