Bashkëpronari i Chelseat, Todd Boehly shkarkoi Thomas Tuchel menjëherë pasi atij iu tha të mos hynte në dhomën e zhveshjes së ekipit.

Amerikani ka qenë i rregullt në dhomat e zhveshjes me lojtarët javët e fundit, veçanërisht pas paraqitjeve të dobëta.


Sipas talkSPORT, Boehlyt iu tha në fillim të këtij sezoni nga Tuchel se ai nuk mund të ishte pjesë e asaj zone kur strategu po fliste me lojtarët.

Bashkë aksionari i Chelseat ka thënë në prapaskenë se ishte i pa kënaqur me këtë kërkesë, pasi burimi i mediumit thotë se Tuchel u shkarkua pas atij mohimi.

Gjatë mandatit të Graham Potter dhe tani Frank Lampardit, Boehly ka qenë në dhomën e zhveshjes.

Megjithatë, Chelsea tani është në gjysmën e fundit të tabelës së Ligës Premier dhe jashtë çdo gare. /Telegrafi/

telegrafi sport app