LAJMI I FUNDIT:

​Vazhdojnë përpjekjet për nxjerrjen e trupave të dy minatorëve në Artanë

​Vazhdojnë përpjekjet për nxjerrjen e trupave të dy minatorëve në Artanë

Në minierën e Artanës po vazhdojnë përpjekjet për nxjerrjen e trupave të pajetë të dy minatorëve që humbën jetën sot tragjikisht.

Pritjet për të pasur rezultate në gërmime janë shumë të vogla, pasi që ka një gur masiv që po e bën të vështirë nxjerrjen e trupave, ndonëse ata po shihen nga ekipet e kërkim-shpëtimit.

Fatmir Gërguri, kryeinspektor i minierave, shpreson që nxjerrja e trupave të pajetë të dy minatorëve të ndodhë sot. Ai megjithatë e pranon se nxjerrja e tyre është mjaft e vështirë.


“Në horizontin e pestë, në një shembje të një guri të rëndë, na kanë mbetur të vdekur dy minatorë. Jemi duke bërë çmos për të arritur t’i lirojmë. Janë të qasshëm, shihen, por nxjerrjen e viktimave e kemi ende shumë të vështirë”, tha Gërguri për kp.

Shembje dheu në minierën e Artanës, dy punëtorë të vdekur
Lexo po ashtu Shembje dheu në minierën e Artanës, dy punëtorë të vdekur

Haki Arifi dhe Idriz Gërbeshi mbetën të vdekur mëngjesin e sotëm në minierën e Artanës.

Ngjarja tragjike ka ndodhur ku në njërin nga horizontet e minierës së Artanës ka pasur shembje të dheut.

Qeveria ndihmon me nga 30 mijë euro familjet e minatorëve që humben jetën në minierën e Artanës
Lexo po ashtu Qeveria ndihmon me nga 30 mijë euro familjet e minatorëve që humben jetën në minierën e Artanës

Dy personat që kanë humbur jetën tragjikisht ishin brenda derisa një pjesë e minierës u shemb, ndërkohë që disa të tjerë morën lëndime të lehta.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti, i cili ka bërë të ditur se Qeveria do të ndihmojë me nga 30 mijë euro familjarët e viktimave.

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

Lajme
Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Sociale
Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: 'Këta kanë qenë personat kyç të bandës kriminele të Sekiraqës’

Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: 'Këta kanë qenë personat kyç të bandës kriminele të Sekiraqës’

Drejtësi
Avokati i akuzuar e quan gjyqtarin kontrabandist, Veli Kryeziu i përgjigjet: Kam punuar punë të ligjshme, babën nuk e kam pasur shpijun

Avokati i akuzuar e quan gjyqtarin kontrabandist, Veli Kryeziu i përgjigjet: Kam punuar punë të ligjshme, babën nuk e kam pasur shpijun

Drejtësi
Abdixhiku takon ambasadorët e QUINT-it: LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni

Abdixhiku takon ambasadorët e QUINT-it: LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni

Politikë
Profesori Dashnor Nebija ka nevojë për ndihmën tuaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

Profesori Dashnor Nebija ka nevojë për ndihmën tuaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

Lajme
Kalo në kategori