LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë ‘goditje’ për Dani Alvesin, i vandalizohet statuja në qytetin e lindjes pas dënimit për përdhunim

Vazhdojnë ‘goditje’ për Dani Alvesin, i vandalizohet statuja në qytetin e lindjes pas dënimit për përdhunim

Ish-lojtari i Barcelonës dhe Sevillas, Dani Alves ka qenë emër dominues i titujve në Spanjë dhe Brazil pas një prej çështjeve gjyqësore më të profilit të lartë që përfshin një futbollist në disa kohë. Futbollisti i dytë më i trofeshëm në histori u dënua me katër vjet e gjysmë burg javën e kaluar, pasi u dënua për përdhunim.

Alves, 40 vjeç, u shpall fajtor për përdhunim në banjën e një klubi nate në Barcelonë, dhe përveç qëndrimit në burg, ai i ka paguar viktimës 150 mijë euro dëmshpërblim dhe do të jetë në provë për nëntë vjet dhe ka një urdhër ndalimi nga viktima për 12 vjet.

Mësohet se familja e Neymar Junior ka ndihmuar në pagesën e dëmshpërblimit për Alves, një faktor që dënimi i tij nuk është 9 apo 12 vjet, siç kërkohet nga prokurori publik dhe viktima.


Pas dënimit të madh me burg, Dani Alves merr një goditje të rëndë edhe nga Barcelona
Lexo po ashtu Pas dënimit të madh me burg, Dani Alves merr një goditje të rëndë edhe nga Barcelona

Megjithatë, dënimi për përdhunim e ka ulur figurën e heroit apo legjendës që mbante Alves, pasi fillimisht emri i tij u fshi nga histori i Barcelonës.

Kjo nuk është e tëra, pasi Alves ka marrë një ‘goditje’ të rëndë edhe në qytetin e tij të lindjes në Brazil.

Sipas mediumit Esporte, në Juazeiro në Bahia, një statujë e futbollistit u shëmtua me bojë të bardhë, dhe, kishte qese plastike mbi kokë.

Në rrjetet sociale disa kanë kërkuar që statuja e ish-mbrojtësit brazilian të hiqet tërësisht. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Carlo Ancelotti reagon pas shortit në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madridit

Carlo Ancelotti reagon pas shortit në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madridit

Ndërkombëtare
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Kalo në kategori