Erëra të fuqishme kanë përfshirë rajonin e Dukagjinit, ndërsa Istogu vazhdon të mbetet ndër qytetet që më së shumti është prekur nga këto erëra.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Istogut, Enver Rugova ka thënë për Telegrafin se lëndime të njerëzve nuk ka, por dëmet materiale janë të mëdha.


“Fatmirësisht dëme tek njerëzit nuk ka, e dëmet materiale janë të mëdha. Akoma nuk kemi mundur të konstatojmë se sa është vlera e dëmeve për shkak të intensitetit të madh të erës. Jemi të fokusuar në rrugë që të lirohen dhe të jenë të lira për qarkullim. Në gjithë komunë e Istogut nuk ka rrymë, KEDS është duke bërë përpjekje mirëpo nuk ka rezultat deri tani”, ka thënë Rugova.

Ai ka bërë të ditur se sot në të gjitha institucionet arsimore të Komunës e Istogut nuk do të mbahet mësim, për shkak të erës së fuqishme e cila është duke vazhduar edhe sot.

“Drejtoria e Arsimit ka marrë vendim që të pezullohet mësim, sepse edhe gjatë ditës së djeshme vetëm me agregat kanë punuar dhe rreziku është permanent”, është shprehur ai.

Erërat e fuqishme kanë shkaktuar dëme të mëdha edhe në Komunën e Pejës, ndërsa si pasojë e reshjeve të mëdha të borës Komuna e Kamenicës dhe Dragashit kanë pezulluar mësimin në të gjitha institucionet arsimore.

84016782 2737461406374517 4444822776586436608 o

Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius.

Po ashtu, do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 6-22 m/s, ndërsa në disa pjesë të Dukagjinit, shpejtësia e erës do të jetë më e madhe. /Telegrafi/

84057373 2738227669631224 7935188306856247296 n

84900180 2738228189631172 6028359467521802240 n

84095804 2738258342961490 6961057945660424192 o

84330614 2738258276294830 8895370048793739264 o

84591992 2738263516294306 7449659708790538240 o

84885671 2738235256297132 8711785369693061120 o