LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë demonstratat në Algjeri, kërkohet edhe largimi i qeverisë së përkohshme (Video)

Vazhdojnë demonstratat në Algjeri, kërkohet edhe largimi i qeverisë së përkohshme (Video)

Megjithëse presidenti Abdelaziz Bouteflika ka dhënë dorëheqje, po kërkohet edhe shkarkimi i qeverisë së përkohshme dhe ndryshime rrënjësore në udhëheqësi.

Algjeria po vazhdon të përballet me demonstrata masive edhe pse presidenti që sundoi për 20 vjet dha dorëheqje, duke mos kërkuar edhe mandatin e pestë, transmeton Telegrafi.

Protestuesit po kërkojnë që të largohet edhe largimi i qeverisë së përkohshme, që të bëhen ndryshime rrënjësore dhe sistemi qeveritar të zëvendësohet me një të ri. “Nxirrini gjithë jashtë” është motoja e protestuesve, që e kundërshtojnë qeverisjen e një grupi të ngushtë, të njohur për nepotizëm dhe korrupsion.


Shqetësimi kryesor është te udhëheqësi kryesor i ushtrisë, Ahmed Gaid Salah që ka fuqi udhëheqëse dhe mund ta shfrytëzojë këtë vakum politik. Kërkohet që atij t’i pamundësohet ndonjë ndryshim pozicioni, në 90 ditët e qeverisë së përkohshme deri në shpalljen e zgjedhjeve të reja.

The Guardian raporton se që nga muaji i kaluar, rrugët e kryeqytetit Algjer janë mbushur me qindra mijëra protestues që kërkonin dorëheqjen e presidentit 82-vjeçar.

Fillimisht ishin paqësore dhe u shndërruan në festë, kur u mësua se Bouteflika do të largohet nga pozita ku qëndroi për dy dekada, ndërsa në vitet e fundit është parë shumë rrallë.

Mirëpo, policia është dashur të përdorë gaz lotsjellës dhe forcë të shtuar për të shpërndarë protestuesit, që u bën të dhunshëm në qëndrimet e tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Amerika
FBI me dokumente të reja sekrete për vrasjen e John Kennedy

FBI me dokumente të reja sekrete për vrasjen e John Kennedy

Amerika
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Amerika
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Zgjedhjet në Gjermani - çfarë fshihet pas posterave me Putinin?

Zgjedhjet në Gjermani - çfarë fshihet pas posterave me Putinin?

Evropa
Rusia kryen sulm të madh me raketa dhe dronë në Ukrainë, NATO ngrit në qiell aeroplanët F-15 dhe F-35 në kufirin e saj lindor

Rusia kryen sulm të madh me raketa dhe dronë në Ukrainë, NATO ngrit në qiell aeroplanët F-15 dhe F-35 në kufirin e saj lindor

Evropa
Kalo në kategori