Reperët shqiptarë, Varrosi, Noizy dhe Dulla, kanë lansuar sot (e enjte) këngën e re.

“Inat” mban titullin projekti, të cilin po ashtu e kanë shoqëruar me një video.


Teksti është shkruar nga vet artistët, kurse për producimin u kujdes EngliVersal.

Screenshot 19 17 Foto: Screenshot/YouTube

Miksimi dhe masterizimi ndërkohë është bërë nga FatiMusic dhe Son of Selo.

Kjo këngë tashmë ndodhet në YouTube, në kanalin zyrtar të Varrosi OTR.

Screenshot 20 11 Foto: Screenshot/YouTube

Noizy nga ana tjetër këtë vit ka sjell një mori këngësh të suksesshme, në mesin e tyre edhe disa bashkëpunime.

Krahas kësaj, 36-vjeçari ishte shumë i angazhuar edhe me mbrëmje e koncerte brenda dhe jashtë trojeve shqiptare. /Telegrafi/