Burime nga rrethi familjarë i viktimave bëjnë të ditur për Zëri se Idrizi së bashku edhe me familjen e tij ka kohë që jetojnë në këtë shtet ku ai ishte i punësuar kurse fëmijët e tij po ndiqnin shkollimin.

Në aksidentin, i cili sipas këtyre burimeve, ka ndodhur të martën, kanë pësuar babai së bashku me të birin, përderisa familja e mbetur si dhe bashkatdhetarë në këtë shtet pas procedurave të zakonshme, kanë arritur që trupat e viktimave t’i bartin në Kosovë në mënyrë që ata të varrosen në varret e të parëve të tyre.


Pas këtij rasti tragjik, në varrimin e më të dashurve të tyre, nga Kroacia kanë arritur edhe bashkëshortja e Idrizit me djalin e tyre katërvjeçar dhe dy vajzat. /Telegrafi/