LAJMI I FUNDIT:

Varrimi i shtatë vjeçarit do të bëhet në Lipjan, familjarët flasin për krimin makabër në Bazel (Video)

Varrimi i shtatë vjeçarit do të bëhet në Lipjan, familjarët flasin për krimin makabër në Bazel (Video)
Skënder Mahmuti

Familjarët e djaloshit shtatë vjeçar në Kosovë, kanë rrëfyer për RTV Dukagjinin se si ndodhi ngjarja e vrasjes mizore të vogëlushit nga ana e 75 vjeçares. Thonë se familja e djaloshit nuk kishte problem me askënd në Zvicër.

Vrasja me thikë  e 7 vjeçarit shqiptar në Bazel të Zvicrës ishte lajm i rëndë për familjarët që jetojnë në Kosovë.

Skënder Mahmuti ka kontaktuar me familjarët tjerë që janë në Zvicër për të marr vesh se si ndodhi ngjarja.


Ai thotë se familja e djaloshit nuk ka pasur ndonjëherë konflikt me dikë.

“Djali ka qenë fëmijë i qetë, fëmijë i urtë, i bukur si lule…Unë dhe gruaja jemi pensionistë të Zvicrës, ndërsa dy djemtë jetojnë në Zvicër. Kurrë problem me askënd nuk kemi pasur”, tregon për RTV Dukagjinin Skënder Mahmuti.

Në kontaktet e para që ka pasur me djemtë e tij në Zvicër, ai përshkuan ngjarjen  se si ndodhi.

“Sipas një informate nga djali i madh i cili ka qenë polic në Kosovë, ndërsa tani është në Zvicër, thuhet se plaka ka hyrë në mishtore dhe ka marrë një thikë. Tash a ka qenë iniciativë e atij punëtori të mishtores apo vet plaka ka qenë psikopate nuk e dimë”, tregon Skënder Mahmuti.

Sipas familjarëve varrimi i  7 vjeçarit do të bëhet në fshatin Bregu i Zi të Lipjanit, pasi të kryhen të gjitha procedurat mjekësore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori