LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 8° cloudy

Varis Xhejlani merr besimin për mandatin e tretë në krye të shoqatës “Esnaf”

Varis Xhejlani merr besimin për mandatin e tretë në krye të shoqatës “Esnaf”

Bordi i ri Drejtues i shoqatës së biznesmenëve dhe zejtarëve “Esnaf”, në mbledhjen e tij të parë, njëzëri ka rizgjedhur Varis Xhejlanin për kryetar.

Sipas njoftimit ai ka qenë kandidati i vetëm për këtë detyrë.

“Në mbledhjen e Bordit Drejtues të shoqatës “Esnaf”, z.Varis Xhejlani u zgjodh unanimisht kryetar i shoqatës edhe për një mandat, si kandidati i vetëm për këtë detyrë me përgjegjësi. Zëvendëskryetarë u zgjodhën z.Sali Salah dhe z.Albin Kabashi”, thuhet në njoftimin e shoqatës “Esnaf”, raporton Telegrafi.


Ky është mandati i tretë i Xhejlanit në krye të “Esnafit”.

Pas rizgjedhjes, Xhejlani ka shprehur mirënjohjen për besimin e dhënë duke u zotuar se do të vijojë të udhëheqë shoqatën drejt përmbushjes së misionit dhe vizionit të saj.

“Të nderuar miq, me nder dhe përgjegjësi marr detyrën si kryetar i shoqatës “Esnaf” për mandatin e tretë. Faleminderit për mbështetjen tuaj!”, është shprehur ai, raporton Telegrafi.

Bordi i ri Drejtues i shoqatës së biznesmenëve dhe zejtarëve “Esnaf” është zgjedhur në Kuvendin e rregullt të mbajtur me 23 shkurt 2025 në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren.

Mbahet Kuvendi i rregullt i shoqatës “Esnaf”, zgjedhet Bordi i ri Drejtues
Lexo po ashtu Mbahet Kuvendi i rregullt i shoqatës “Esnaf”, zgjedhet Bordi i ri Drejtues

Qëllimi i shoqatës “Esnaf” është që të mbështes bizneset dhe zejtarët për zhvillimin e mëtejmë të tyre, si dhe të mundësoj pjesëmarrjen efektive të tyre në mekanizmat e vendimmarrjes, duke promovuar bashkëpunimin dhe iniciativat që forcojnë zhvillimin ekonomik. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Lajme
Gjesti kapet në një moment të sikletshëm gjatë transmetimit të drejtëpërdrejtë të spektaklit 'prime'

Gjesti kapet në një moment të sikletshëm gjatë transmetimit të drejtëpërdrejtë të spektaklit 'prime'

Magazina
Zbulohet data e finales së Big Brother VIP Albania 4 – banorët emocionohen nga surpriza spektakolare

Zbulohet data e finales së Big Brother VIP Albania 4 – banorët emocionohen nga surpriza spektakolare

Magazina
“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Lajme
Ish-ministri britanik: Lëvizje e mençur njohja e Kosovës nga Kenia, Vuçiq - kukulla e Putinit

Ish-ministri britanik: Lëvizje e mençur njohja e Kosovës nga Kenia, Vuçiq - kukulla e Putinit

Lajme
Dodik raportohet se ka ikur në Rusi

Dodik raportohet se ka ikur në Rusi

Bosnja
Kalo në kategori