Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi thotë se po punohet çdo ditë që të përcaktohet korniza negociuese për Maqedoninë e Veriut.
Në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, Varhelyi shprehet se po punojnë që propozimet rreth kësaj kornize të paraqiten në kuadër të paketës vjetore të zgjerimit gjatë muajit qershor.
“Pa lodhur jemi duke punuar, madje edhe në kohë krize, që të paraqesim propozimet tona në qershor, si pjesë e paketës vjetore të zgjerimit”, tha komisionari Varhelyi.
Bashkimi Evropian në muajin mars vendosi të hapë negociatat për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Korniza negociuese është hapi i parë i rëndësishëm para mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare ndërmjet Shkupit dhe BE-së, ku dhe shënohet hapja e kapitullit të parë të negociatave për anëtarësim.
Edhe zëvendëskryeministri për Çështje të Integrimeve, Bujar Osmani pret që Komisioni Evropian të njoftojë për kornizën negociuese më 3 qershor.
Osmani ka deklaruar për mediat se pret që pjesë e kësaj kornize negociuese të jetë edhe çështja më delikate, që ka të bëjë me dallimet që ka Maqedonia e Veriut me Bullgarinë. Kjo çështje, sipas tij, do të vendoset si kusht i veçantë.
Gjatë majit, Bullgaria sërish riaktualizoi disa çështje kontestuese me Maqedoninë e Veriut, lidhur me identitetin, gjuhën maqedonase dhe të drejtat e pakicave.
Ndërkaq, njohësit e çështjeve evropiane në Shkup, thonë se në kapitullin e parë në bisedimet për anëtarësim në BE, pritet të përfshijë reformat në administratë, kriteret ekonomike, funksionimin e institucioneve demokratike, prokurimin publik dhe kontrollin financiar.
Njohësja e çështjeve juridike, Besa Kadriu, thotë për “Radion Evropa e Lirë” se tani sfidë për vendin është kapaciteti i institucioneve, prandaj sipas saj, çështja e administratës shtetërore do të përfshihet në kapitullin e parë të negociatave.
“Sado që Bashkimi Evropian ka bërë tentativë të madhe që t’i përkrahë financiarisht institucionet e vendit përmes programeve të ndryshme, përmes trajnimeve profesionale të kapaciteteve institucionale, me qëllim që të rrisin funksionalitetin e tyre, megjithatë, mbetet që të punohet edhe më shumë në këtë drejtim”.
“Ne e dimë gjendjen në administratën e Maqedonisë së Veriut dhe gjykoj se në përgjithësi, shteteve të Ballkanit Perëndimor iu duhen kapacitete administrative, që tregojnë paanshmëri politike, një nivel më të lartë të profesionalizmit. Nuk duhet të shkohet me rritjen e numrit në administratë, por në profesionalizmin e administratës”, thotë Kadriu.
Ndërkaq, Simonida Kacarska nga Instituti për Politika Evropiane, thotë për Radion Evropa e Lirë se korniza negociuese me BE-në, do të detyrojë institucionet që të ofrojnë shërbime më të mira për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.
“Presim që Komisioni Evropian të jetë më i thuktë sa i përket kërkesave. Një pjesë e madhe e çështjeve që tani do të shtrohen, nuk kanë qenë pjesë e negociatave të mëhershme, siç janë reformat në administratë si dhe funksionimi i institucioneve demokratike. Sa i përket reformave në administratë, Maqedonia e Veriut do të notohet për cilësinë e shërbimeve që marrin qytetarët. Sfidë mbetet edhe çështja e funksionimit të institucioneve demokratike”, thotë Kacarska.
Në fund të muajit mars, vendet anëtare të Bashkimit Evropian vendosën të nisin negociatat për anëtarësim në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë