Raphael Varane duket se do të largohet nga Real Madridi në fund të stinorit.
Mbrojtësi francez nuk ka pasur hapësirat që dëshironte tek madrilenët dhe ka paralajmëruar largimin.

E ardhmja e tij është në Gjermani, ku Bayern Munich ka bërë gati një ofertë të lartë për të.


Trajneri Carlo Ancelotti ka kërkuar transferimin e Varanes në ‘Allianz Arena’, ndërsa bavarezët kanë bërë gati 35 milionë euro për të.

Mbetet të shihet përgjigja e Real Madridit, nëse do ta lënë të lirë yllin e ri të Francës apo jo. /Telegrafi/

telegrafi sport app