Liverpooli ka fituar 2-0 ndaj Manchester Unitedit në derbin që u zhvillua në kuadër të javës së 23-të në Ligën Premier.

Golat për The Reds i shënuan Virgil van Dijk në minutën e 14-të dhe Mohamed Salah në të 90’+2.


Liverpooli ishte dukshëm skuadër më e mirë dhe morën notën e përgjithshme 7.20, ndërsa Djajtë e Kuq u vlerësuan me 6.37.

GettyImages 1200538657 Liverpool vs Manchester United (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim doli të ishte mbrojtësi holandez që shënoi golin e parë dhe u notua me 8.5.

Në anën tjetër, dështimi i këtij derbi ishte Daniel James që u vlerësua me 5.9.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

liverpool Notat e lojtarëve të Liverpoolit (Foto: WhoScored)

man Notat e lojtarëve të Manchester Unitedit (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

telegrafi sport app