Artistja Valza Zhegrova ditën e sotme (e hënë) ka publikuar projektin e ri muzikor.

“Ai” mban titullin kënga e saj e re, të cilën e ka sjell të kompletuar edhe nga ana vizuale.


Këngëtarja vjen me një paraqitje skenike të mahnitshme, derisa ka marrë gjithë vëmendjen me stilin atraktiv.

Screenshot 7 10 Valza Zhegrova (Foto: YouTube)

Kënga është punuar nga producenti Mixey, me të cilin ka lidhur kontratë që nga fillimi i karrierës.

Projekti ndërkohë tashmë është i disponueshëm në kanalin e “Mixey Music” në platformën YouTube.

Valza kohëve të fundit është përfolur për një lidhje me avokatin nga Prishtina, Nazmi Vërtopi, teksa ditën e djeshme e ka konfirmuar romancën e tyre përmes një kolazhi të fotografive të ndarë në rrjetet sociale. /Telegrafi/