Ernesto Valverde ishte shumë i nervozuar që Barcelona lëshoi mundësinë të përfundojnë pa humbje kampionatin në La Liga.

Barça humbi nga Levante me rezultat 5-4, në takimin që shqiptari Enis Bardhi shënoi dy gola.


"Jam shumë i nervozuar që nuk e përfunduam sezonin të pamposhtur, por nuk do të jetoj me këtë. Ne duhet të shikojmë para", ka thënë Valverde për BeIN Sports.

Ernesto Valverde Levante (Foto: Getty Images)

“Ishte një lojë absorbuese, me një përfundim të madh nga kundërshtarët tonë. Kemi reaguar mirë, shkuam para, ngushtuam epërsinë dhe ishim afër ta barazonim në disa raste".

"Ndeshja u vendos nga kundërsulmet, posaçërisht në 10 minutëshin e çmendur të pjesës së dytë, ku ata shënuan tre gola", ka shtuar trajneri.

Ndeshja e fundit e Barcelonës për sezonin 2017/18 në La Liga është kundër Real Sociedadit.

Ndaj 'Lakuriqëve' për skuadrën katalunase Philippe Coutinho shënoi het-trik, ndërsa Luis Suarez një gol. /Telegrafi/

telegrafi sport app