LAJMI I FUNDIT:

Zhbllokohet rruga “Bill Clinton”, në valixhen e ‘dyshimtë’ kishte rroba

Zhbllokohet rruga “Bill Clinton”, në valixhen e ‘dyshimtë’ kishte rroba

E plotësuar: Është zhbllokuar rruga “Bill Clinton” në Prishtinë, ndërsa në valixhe nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës tha se Policia ka arritur të identifikojë pronarin e valixhes.

“Rreth orës 13:00, ka përfunduar ekzaminimi i vendit të ngjarjes në rrugën ‘Bill Clinton’. Në valixhe nuk është gjet asgjë e dyshimtë. Hetuesit policor kanë arrit të identifikojnë pronarin e valixhes. Rruga është hapur për qarkullim, ndërkohë që hetuesit policor po merren me rastin”, tha ajo.


Gjendet një valixhe e dyshimtë, bllokohet një pjesë e rrugës “Bill Kllinton”

E plotësuar: Policia e Kosovës sot ka marrë informatën për një valixhe të dyshimtë në rrugën “Bill Kllinton” në Prishtinë, duke bërë kështu që një pjesë e kësaj rruge të bllokohet.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar, zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se policia është në vendin e ngjarjes dhe është duke bërë ekzaminimet e duhura.

“Rreth orës 10:30,kemi pranuar një informacion se në rrugën ‘Bill Kllinton’ ndodhet një valixhe e dyshimtë. Aktualisht në vendin e ngjarjes janë ekipet e nevojshme policore. Një pjesë e rrugës ‘Bill Kllinton’ është ndaluar për qarkullim, do të lirohet pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, kur edhe do të njoftoheni edhe për detaje të tjera”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kalo në kategori