Valdrin Lluka: Ndërtimi i TC “Kosova e Re” është zgjidhje për stabilitet ekonomik

Ekonomia e Kosovës do të shënojë rënie të madhe pas përhapjes së coronavirusit. Mënyra e vetme për rimëkëmbjen e ekonomisë sipas ish-ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, është dhënia e kredive për bizneset dhe ndarja e granteve për njerëzit në nevojë.
Lluka potencoi se këto benefite duhet të bëhen me zero përqind interes, gjë e cila do të stimulojë edhe sistemin bankar.
Ai kërkoi nga Qeveria që të jetë dorëlirë për t’i dalë në ndihmë bizneseve në vend.
“Qeveria i ka paraqitur disa hapa të rëndësishëm. Duhet të jemi me dorëlirë në aspektin e ndihmesës së bizneseve. Njëra nga modelet është dhënia e kredive duke i garantuar nga Qeveria, duke e stimuluar edhe sistemin bankar te bizneset”.
“Në këtë formë shumë shtete në botë e kanë implementua, kjo kredi ka zero për qind interes, një gresë periudhë disa mujorshe derisa dalim nga kriza. Jep benefite shtesë nëse ajo paguhet para kohe, benefitet shtesë në formimin e granteve të ndryshme. Për të lehtësuar bizneset që ta paguajnë me lehtë”, u shpreh Lluka, për Ekonomia Online.
Përmes këtyre pakove financiare të ndihmave, Lluka tha se do të jetë e mjaftueshme që bizneset të operojnë dhe të ketë garanci në rrjedhën e parasë.
“Qasja në financa pa ndonjë kosto shtesë e interes të caktuar është e mjaftueshme që bizneset të jenë operative. Këto kredi të jepen për të mbuluar kostot operative që nuk arrijnë me mbijetua gjatë kësaj periudhe. Bizneseve t’i garantohet një rrjedhje e parasë. Pasi secili grant që jepet bizneseve është sakrificë për mos investimin në një vend tjetër, qoftë në ndërtimin e shkollave ose rrugëve apo rritjen e benefiteve sociale”, tha ai.
Mes tjerash, Lluka deklaroi se ndërtimi i Termocentralit “Kosova e Re”, do të ishte zgjidhje për stabilitetin ekonomik të vendit. Sipas tij, investimi prej 1.3 miliard eurosh do të hapte mijëra vende pune.
“Termocentrali ‘Kosova e Re’ është paraparë të ketë investim rreth 1.3 miliard euro dhe gjetja e mijëra vende pune. Prioritet në kushte të njëjta kanë pasur kompanitë vendore në ndërtimin e këtij termocentralit në furnizime të ndryshme. Aty parashihet që qindra nënkontraktor të angazhohen ku një pjesë e tyre të ishte nga Kosova”.
“Do të aktivizojmë një zinxhir të madh ekonomikë. 1.3 miliard euro të futen si investim në Kosovë ku bruto produkti vendor total do të ndihmonte mjaftë vendit, por më rëndësi që do të ndihmonte stabilitetit ekonomik”.
Lluka potencoi se Kosova punon me dy termocentrale me efikasitet të dobët dhe të vjetërsuara, andaj tha se vendit i duhet një zgjidhje me qëndrueshmëri energjetike.
“Ne punojmë më dy termocentrale të jashtëzakonisht të vjetërsuara. ‘Kosova A’ mezi operon dhe ka një efikasitet të dobët. Andaj duhet të gjejmë zgjidhje që të kemi qëndrueshmëri energjetike”, ka thënë Lluka.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës