LAJMI I FUNDIT:

Valbona e mbuluar nga bora mirëpret mbi 1,500 vizitorë në periudhën janar-shkurt

Valbona e mbuluar nga bora mirëpret mbi 1,500 vizitorë në periudhën janar-shkurt

Parku Kombëtar i Valbonës në Tropojë, i mbuluar nga velloja e bardhë e dëborës ka tërhequr një numër të lartë turistësh në dy muajt e parë të vitit.

Drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura Kukës, Lefter Gjana ka thënë se, “deri tani Parkun Kombëtar të Valbonës e kanë vizituar 1,570 vizitorë vendas e të huaj, nga të cilët 750 në muajin janar”.

Sipas tij, peizazhi që ofron ky park sidomos në stinën e dimrit ka tërhequr të apasionuarit pas alpinizimit dhe jo vetëm.


“Ky park nuk njeh stinë, pasi vizitorë të shumtë e zgjedhin atë gjatë gjithë vitit. Pavarësisht temperaturave të ulëta, vizitorët zgjedhin për të kaluar një fundjavë ndryshe në luginën e Valbonës, ku përveç ngjitjeve në mal, shijojnë edhe ushqimet tradicionale”, tha Gjana.

Sipas tij, gjatë vitit të kaluar ky park u vizitua nga një numër i lartë turistësh vendas e të huaj.

“Që prej janarit deri në dhjetor të 2021 Valbona u vizitua nga 123,654 turistë, ku 76,467 ishin turistë vendas dhe 47,187 të huaj”, ka shtuar Gjana.

Turizmi malor duket se është shndërruar në një nga tendencat më të pëlqyera të shqiptarëve.

Parku Kombëtar i Valbonës i konsideruar një mrekulli më vete me peizazhe pyjore e ujore, male e lugina mbresëlënëse është një ndër më të frekuentuarit nga turistët vendas e të huaj.

Lugina e Valbonës është shpallur Park Kombëtar në janar të 1996. Ky park ka një sipërfaqe prej 8,000 hektarësh. Konsiderohet si mrekullia e Alpeve. Ndodhet 25-30 km në veri – perëndim të qytetit Bajram Curri, qendra e rrethit të Tropojës.

Kufizohet me Parkun Kombëtar të Thethit dhe zonën natyrore të mbrojtur”Lumi i Gashit”. Territori i tij përshkohet nga rruga automobilistike Bajram Curri-Dragobi-Valbone e Çerem.
Ka maja të larta e të thepisura dhe për çdo stinë ndërron koloritin e ngjyrave dhe duke paraqitur një dinamikë të jashtëzakonshme imazhesh në kushtet e një lugine plot të papritura e me shumë labirinte.

Parku Kombëtar i Valbonës ka vlera të larta shkencore,turistike, shoqërore kuruese, të cilat pasurohen me një biodiversitet me rëndësi kombëtare dhe më gjerë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori