Gjermania dhe Kina janë ndër vendet kryesore politikat ekonomike të të cilave kanë tërhequr inatin e presidentit Amerikan Donald Trump. Ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë deficitin më të madh aktual në botë, Gjermania dhe Kina kanë tepricat më të mëdha dhe kjo e acaron Trump dhe këshilltarët e tij pafund.
Këshilltari kryesor i tregtisë për Trump, Peter Navarro, këmbëngul se Kina po ndrysh vlerën e valutës së vet, renminbit. Më befasisht, Navarro e ka akuzuar edhe Gjermaninë, një aleate të Amerikës se ka “shfrytëzuar” SHBA-në dhe partnerët e vet evropianë përmes një euro të nënvlerësuar. Shumica e ekonomistëve bien dakord se akuzat e Navarros janë shumë të pabaza. Vetë Trump ka gjarpëruar nëpër këto çështje, me raste edhe duke i dalë kundër Navarros, edhe pse ai mbetet shumë dyshues për politikat e partnerëve tregtarë të SHBA në përgjithësi.
Që kur Trump u zgjodh në detyrë vitin e shkuar, Gjermania dhe Kina kanë qenë më kryesore në vendet ku pritet lidershipi global i SHBA-së. Por Gjermania dhe Kina janë shumë të ndryshme dhe nuk ka konsensus se cili vend mund dhe do të zërë vendin e SHBA-së.
Në një çast të tillë, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti kinez Xi Jinping janë pranë ngjarjeve të rëndësishme vendase që pritet të çimentojnë pozicionin e lidershipit të tyre në vitet e ardhshme. Në Gjermani, Merkel pritet të fitojë një mandat të katërt si kancelare në zgjedhjet e ardhshme federale më 24 shtator. Një fitore do ta çonte drejt rrugës së Helmut Kohl i cili kaloi 16 vite në atë pozicion – mandat i tejkaluar vetëm nga Otto von Bismark.
Debatet e sezonit të fushatës në Gjermani kanë qenë në qendër të politikës së Merkel “dyer të hapura” ndaj krizës së refugjatëve në 2015. Mirëpritja e refugjatëve nga ana e Merkel e ka ekspozuar atë ndaj sulmeve të ashpra – përfshirë nga vetë Trump – dhe i ka dhënë energji të djathtës ekstreme në Gjermani, përmes partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD), që mund të zgjedhë përfaqësues në Bundestag për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Për fatin e mirë të Merkel, mbrojtja e saj e vazhdueshme për vlerat humanitare duket se nuk i ka kushtuar shumë mbështetje mes votuesve të mëparshëm. Ajo dhe partia e saj, Bashkimi Demokristian, përjetuan një goditje në zgjedhjet shtetërore pas verës 2015, por ajo stuhi ka kaluar tashmë. Në fakt, politika e refugjatëve të Merkel në fakt i ka forcuar asaj popullaritetit te votuesit e rinj.
Drejt fundit të shekullit 20, ish-sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeleine Albright e përkufizoi SHBA-në si një “shtet të domosdoshëm”. Tashmë, thuajse 20 vjet më pas, revista The Economist e ka përcaktuar Merkelin si “evropiane të domosdoshme”. Por siç ka paralajmëruar dhe Merkel vetë, do të ishte “groteske dhe absurde” të pritej që ajo të mbante standardin e internacionalizmit liberal.
Gjermania, për shkak të historisë së saj, është hezituese të marrë një rol botëror në rendin global. Por në nivel evropian, Merkel mundet dhe duhet ta përdorë një mandat të katërt për të krijuar një trashëgimi ndërkombëtare që i shkon për shtat vlerave të saj politike. Me zgjedhjen në dorë dhe një partner potencial si presidenti francez Emmanuel Macron, ajo do të ketë një mundësi kryesore të ndjekë masa që do të ribalancojnë dhe forcojnë Bashkimin Evropian.
Ndërkohë, edhe vetë trashëgimia e Xi është në lojë. Në mes të tetorit, elita politike në Kinë do të mblidhet për Kongresin e 19 Kombëtar të Partisë Komuniste Kineze, një event që do të ketë pashmangshmërisht në qendër Xi. Sa për vitin e shkuar, Xi është shpallur zyrtarisht “lideri kryesor” i PKK, një nder që paraardhësi i tij Hu Jintao nuk e mori kurrë.
Në kongres, delegatë të Partisë Komuniste Kineze do të zgjedhin një Komitet të ri Qendror, që më pas do të zërë pozicionet më të larta në Parti. Rizgjedhja e Xi si Sekretar i Përgjithshëm shihet si një fakt i kryer dhe shumica e analistëve presin që ai të vazhdojë ta rrethojë veten me aleatë të besueshëm dhe të largojë çdo rival të mundshëm, siç ka bërë tashmë përmes një fushate shumë të publicizuar antikorrupsion.
Në vitin 2015, Uang Qishan, krahu i djathtë i Xi i cili drejtonte fushatën antikorrupsion, ngriti pyetje ndaj “legjitimitetit” të PKK në një deklaratë që më parë kishte qenë tabu. Me ekonominë kineze në ngadalësim në vitet e fundit, PKK e di që nuk mund të mbështetet vetëm te zhvillimi si garanci e qëndrimit të vet politik në sytë e një kinezi të zakonshëm.
Fushata antikorrupsion e Xi është një përbërës qendror i narrativës së re tashmë legjitimuese të KKP. Po kështu edhe nacionalizmi, që PKK e ka nxitur përmes një politike të jashtme më të dukshme dhe më kategorike. Sipas traditës së PKK, mandati i dytë pesë-vjeçar i Xi duhej të ishte gjithashtu i fundit për të. Por nëse ai do të arrijë të përdorë pozicionet e tij të siguruara së fundmi për të çuar përpara reformat e veta ambicioze kjo mbetet për t’u parë. Roli i tij në Kinë pas vitit 2022 nuk dihet ende.
Në frontin e politikës së jashtme, Xi ka sinjalizuar se mund të jetë gati për të përmbushur vakumin e lidershipit të krijuar nga qasja “Amerika e Para” e Trump. Por Kina nuk mund të shpresojë të zëvendësojë SHBA-në nëse nuk rrit fuqishëm “fuqinë e vet të butë” dhe nuk kultivon aleatë dhe partnerë që aktualisht nuk i ka. Qasja nacionaliste kineze e PKK nuk ndihmon asnjë nga këto gjëra.
Kriza e vazhdueshme e Koresë së Veriut nënkupton se marrëdhënia SHBA-Kinë gjatë periudhës Trump-Xi do të jetë një konkurrim i fort strategjik. A do të ndërhyjnë aktorë të tjerë, si Gjermania e Merkel apo BE-ja si një e tërë që bashkëpunimi i fuqive të mëdha të mos përkeqësohet në një pikë pa kthim? Përgjigjja e kësaj pyetjeje me gjasa do të përcaktojë nëse rendi botëror do të vazhdojë përgjatë viteve të ardhshme apo jo. /Project Syndicate/reporter.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve
Tensione mes Flick dhe yllit të Barcelonës: Trajneri gjerman e dëshiron largimin e tij nga klubi
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025