LAJMI I FUNDIT:

Vaksinimi s’është i detyrueshëm për regjistruesit e popullsisë në Maqedoni, edhe pse mosvaksinimi ishte arsye për anulim

Vaksinimi s’është i detyrueshëm për regjistruesit e popullsisë në Maqedoni, edhe pse mosvaksinimi ishte arsye për anulim

Nga dita e nesërme do të jetë i hapur konkursi për regjistrues dhe instruktorë rajonal. Enti Shtetëror për Statistika bën thirrje që të paraqiten në konkurs në mënyrë që të bëhen pjesë e ekipit të regjistrimit të popullsisë.

Vaksinimi nuk është parakusht për zgjedhjen e personave që zbatojnë regjistrimin në terren.

“Do të donim që regjistruesit të jenë të vaksinuar për shkak se kështu është më sigurt për të gjithë, por te ne vaksinimi nuk është i detyrueshëm dhe sipas kësaj, nëse zgjedhim kandidatët që janë vaksinuar do të ishte diskriminim klasik”, tha kreu i ESHS-së, Apostoll Simovski.


Ai tha se nëse regjistruesit do të pajtohen të pranojnë vaksinim gjatë periudhës së ardhshme ato do të organizojnë vaksinim.

Në pyetjen nëse MSH do të propozojë te Komisioni për Sëmundje Ngjitëse që regjistrues të ketë vetëm persona të vaksinuar, nga Ministria e Shëndetësisë nuk dhanë përgjigje, por vetëm thirrje për imunizim.

“Vaksinimi është i qasshëm për të gjithë qytetarë. Ministria e Shëndetësisë ofron mundësi për vaksinim edhe për personat të përfshirë në regjistrimin e popullatës dhe në bëjmë thirrje për vaksinim”, thonë nga MSH.

Ndryshe, pikërisht imunizimi i regjistruesve ishte arsyeja për anulim të regjistrimit të popullsisë i cili duhej të zbatohej në prill të këtij viti. OBRM-PDUKM atëherë kërkonte anulim të regjistrimin me qëllim që të lihet mjaftueshëm kohë deri në vjeshtë që të vaksinohen regjistruesit. Regjistrimi u anulua pas takimit me Zaev dhe Mickoskit në fund të muajit maj, ndërsa më pas Kuvendi anuloi regjistrimin dhe e shtyu për në vjeshtë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori