LAJMI I FUNDIT:

Vaksinimi në komuna të tjera fillon në fund të javës, mbesin në fuqi masat e njëjta anti-COVID

Vaksinimi në komuna të tjera fillon në fund të javës, mbesin në fuqi masat e njëjta anti-COVID
Vaksinimi në Kosovë / Foto: Ridvan Slivova

Tash e dy ditë në Kosovë ka filluar vaksinimi i stafit shëndetësor dhe personave të moshuar, në dy qendra, në palestrën sportive “1 Tetori” dhe në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Kurse vaksinimi i stafit shëndetësor nëpër komuna të tjera të Kosovës, me kujdesin dytësor shëndetësor pritet të fillojë në fund të kësaj jave.

Kështu kanë thënë në një përgjigje për Telegrafin nga Ministria e Shëndetësisë.

Të pyetur nëse me rritjen e rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë do të ashpërsohen masat antiCOVID, ata kanë thënë se masat mbesin ato që janë deri më tani.


“Sa u përket masave, janë në fuqi ato që tashmë i njohin të gjithë”, thuhet në përgjigjen e MSH-së, teksa nuk bëhet e ditur nëse së shpejti do të mbahet ndonjë takim për vlerësimin e situatës epidemiologjike.

Vaksinimi gjatë këtyre dy ditëve është bërë vetëm në kryeqytet, ndërkaq nëpër komuna të tjera pritet të fillojë në fundjavë.

“Vaksinimi në qytetet e tjera, me kujdesin dytësor, pritet të nis kah fundi i javës”, thuhet tutje në përgjigje.

Ndërkaq, situata me coronavirusin në Klinikën Infektive sipas ushtruesit të detyrës së drejtorit të kësaj klinike, Izet Sadiku është shumë e rëndë.

Sadiku ka thënë sot se gjendja e pacientëve të shtrirë në këtë klinikë është mjaft e rënduar.

Sadiku foli edhe me situatën epidemiologjike në vend, ku kërkoi nga qeveria e Kosovës një analizë të kësaj situatë dhe respektim më të ashpër të masave por edhe nëse është nevoja shtim të masave të reja me qëllim të parandalohet përhapja tutje e infeksionit COVID-19 në vendin tonë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme
Mbrohen në heshtje zyrtarët e Aeroportit, Prokuroria kërkon aktgjykim dënues ndaj tyre

Mbrohen në heshtje zyrtarët e Aeroportit, Prokuroria kërkon aktgjykim dënues ndaj tyre

Drejtësi
Gjashtë të lënduar në një aksident në Leposaviq, policia jep detaje

Gjashtë të lënduar në një aksident në Leposaviq, policia jep detaje

Kronika e Zezë
Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Drejtësi
Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Lajme
Gjeneral Kudusi Lama rrëfen se si u njoftua për rrethimin e familjes Jashari nga forcat serbe

Gjeneral Kudusi Lama rrëfen se si u njoftua për rrethimin e familjes Jashari nga forcat serbe

Lajme
Kalo në kategori